E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E kuqja është ngjyra më e fuqishme dhe e zgjedhin personat me karakter të fortë, që kërkojnë eksitim dhe aksion, si dhe personat e ngrohtë dhe gazmor. E gjelbra është ngjyrë e preferuar për personat e qetë dhe adhuruesit e natyrës, dhe shpesh do ta zgjedhin ata që anojnë kah aktivitetet e reduktuara dhe relaksimi.
Tė lumturit e zgjedhin ngjyrėn rozė!












Ngjyrat janë pjesë e jetëve tona. Ndikojnë në atmosferën në hapësirë dhe disponim, zbulojnë shumë për karakteristikat tona, ndërsa në kromoterapi aplikohen edhe për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Mësoni se çka flet për ju dhoma e ditës, si dhe disa rregulla të përgjithshme për ngjyrat në enterier.



Guximtarët e zgjedhin të zezën

E kuqja është ngjyra më e fuqishme dhe e zgjedhin personat me karakter të fortë, që kërkojnë eksitim dhe aksion, si dhe personat e ngrohtë dhe gazmor. E gjelbra është ngjyrë e preferuar për personat e qetë dhe adhuruesit e natyrës, dhe shpesh do ta zgjedhin ata që anojnë kah aktivitetet e reduktuara dhe relaksimi.

Ngjyra rozë më së shpeshti është ngjyrë e femrave, por lidhet edhe me personat që janë të lumtur, të ngrohtë dhe të besueshëm. Zgjedhja e ngjyrës së kaltër zbulon një person të qetë, por atë e zgjedhin edhe ata për të cilët shtëpia është oazë në jetën e përditshme të ngarkuar. E verdha paraqet një person të hapur, pozitiv dhe optimist, ndërsa individët që pëlqejnë rehatinë dhe kënaqësinë shpesh përcaktohen për tone ngjyrë kafeje.

Ngjyra vjollcë ju zbulon si person që anon kah fisnikëria, pozita e lartë dhe luksi. Aktivitet, ngrohtësi dhe përhapje të karakteristikave vibruese pozitive paraqesin njerëzit që zgjedhin ngjyrën e portokalltë, ndërsa guximi, sofistikimi dhe eleganca zbukurojnë njerëzit që pëlqejnë të zezën. E bardha lidhet me personat e përkushtuar dhe të sinqertë, ndërsa ngjyra e përhimët me personat e balancuar.



E gjelbra për dhomë të gjumit

Janë disa rregulla të pranuara përgjithësisht për aplikimin e ngjyrave gjatë rregullimit të hapësirës. Për dhomat e djemve rekomandohen ngjyrat e ngrohta, si e kuqja, e verdha apo e portokallta, sepse tërheqin vëmendje dhe stimulojnë aktivitetin. Ngjyrat e ftohta, si nuancat e së kaltrës, gjelbrës dhe ngjyrës vjollcë, qetësojnë dhe rrisin koncentrimin, prandaj janë të rekomandueshme për dhomat e gjumit apo të punës. Pavarësisht nga ngjyrat, me siguri jeni takuar me shembuj të individëve të cilët në hapësirat për pushim dhe punë kanë përdorur ngjyrat e ngrohta, sepse pikërisht në atë mjedis ndihen mirë. Mesazhi është ky: zgjidhni ngjyrat që tek ju nxisin disponim pozitiv!


Publikuar: 28.01.2012 | 10:59
Lexuar: 266 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime