Doganimi do të kryhet 24 orë çdo ditë të javës, përfshirë edhe festat. Për fillim është parashikuar doganim eksportues i mallit që prishet lehtë dhe mallit që është i thjeshtë për kontroll fizik.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc-autostradë prej sot do të fillojë të kryhet doganimi i mallrave.
Në fillimin zyrtar të aktiviteteve është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të Financave, Zoran Stavreski dhe e drejtorit të Drejtorisë doganore të Maqedonisë, Vanço Kargov.
Doganimi do të kryhet 24 orë çdo ditë të javës, përfshirë edhe festat. Për fillim është parashikuar doganim eksportues i mallit që prishet lehtë dhe mallit që është i thjeshtë për kontroll fizik.
Nga Drejtoria doganore e Maqedonisë informojnë se janë zbatuar të gjitha përgatitjet institucionale me qëllim të mundësimit të këtij procesi dhe lehtësimit të mëtutjeshëm dhe përshpejtim i eksportit.
Drejtoria doganore pret që operatorët me prirje të orientuar ekonomike eksportuese intensivisht ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke pasur parasysh se doganimi eksportues në Tabanoc - autostradë do të zhvillohet 24/7 dhe pa pagesë të kompensimit për qëndrimin në terminal, respektivisht doganimi do të kryhet në korsinë për dalje nga Maqedonia.