E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Iniciativa është ngritur nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi gjatë takimit të fundit të realizuar në Shkup.
Kongres mbarėkombėtar i bashkive dhe komunave tė udhėhequr nga shqiptarėt nė katėr shtete
Me iniciativë të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Musa Xhferi, kryetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të mbajnë një kongres mbarëkombëtarë në të cilën do të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe komunave që udhëhiqen nga shqiptarët në të katër shtetet.

Iniciativa është ngritur nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi gjatë takimit të fundit të realizuar në Shkup me kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën.

“Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, pranoi iniciativën e zv. kryetarit të qeverisë së Maqedonisë z. Musa Xhaferi gjatë takimit të tyre në Shkup me 17 janar 2012, për mbajtjen e një kongresi mbarëkombëtar të të gjitha komunave (njësive të vetëqeverisjes lokale) të cilat udhëhiqen nga kryetar shqiptar, ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi”,thuhet në kumtesën e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Iniciativës për një kongres mbarëkombëtar i është bashkangjitur edhe kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti pas takimit me kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.


Publikuar: 28.01.2012 | 14:36
Lexuar: 632 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime