E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Momentalisht në Athinë zhvillohen bisedimet për borxhin grek mes qeverisë së vendit dhe kreditorëve privatë, ndërsa të hënën liderët e BE-së do të takohen në Bruksel për pranimin e marrëveshjes së re buxhetore evropiane.









Gjermania kërkon që Greqia të heq dorë nga sovraniteti në fushën e politikës tatimore dhe ajo të ndërmerret nga eurokomisioneri para se të miratohet plani i dytë për shpëtim financiar të vendit, publikoi gazeta "Fajneshël tajms".

Sipas gazetës, Berlini propozon që eurokomisioneri i emëruar nga ministrat e Financave nga vendet-anëtare të eurozonës të ketë autorizim të vendosë veto në zgjidhjet buxhetore të qeverisë greke.

Momentalisht në Athinë zhvillohen bisedimet për borxhin grek mes qeverisë së vendit dhe kreditorëve privatë, ndërsa të hënën liderët e BE-së do të takohen në Bruksel për pranimin e marrëveshjes së re buxhetore evropiane.

"Konsolidimi i buxhetit duhet të shoqërohet nga menaxhimi i ashpër dhe sistemi për kontroll", thuhet në propozimin gjerman të cituar nga "Fajnenshël tajms".

Ky propozim është dërguar mbrëmë nga Berlini deri te të gjitha vendet tjera të eurozonës.

Duke pasur parasysh plotësimin e deritanishëm zhgënjyes të kushteve nga programet financiare, Greqia duhet të pranojë bartje të sovranitetin buxhetor në nivel evropian në periudhë të caktuar konsideron qeveria gjermane.

Publikuar: 28.01.2012 | 15:39
Lexuar: 207 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime