E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Strategu skocez, Aleks Ferguson nuk beson se dikush do ta tejkalojë atë kur bëhet fjalë për kohëzgjatje në drejtimin e një skuadre. Ferguson qeshi kur u pyet nëse ekziston dikush i aftë për ta thyer rekordin e tij prej 25 vjetësh në krye të një klubi.
Ferguson: Pensioni nuk ėshtė pėr njerėz tė moshuar





Strategu skocez, Aleks Ferguson nuk beson se dikush do ta tejkalojë atë kur bëhet fjalë për kohëzgjatje në drejtimin e një skuadre. Ferguson qeshi kur u pyet nëse ekziston dikush i aftë për ta thyer rekordin e tij prej 25 vjetësh në krye të një klubi.

“Nuk besoj, unë jam fenomen”, ka theksuar Ferguson në një intervistë për gazetën “New York Times”, për të shtuar: “Me kalimin e viteve jam zbutur dhe për këtë nuk ka dyshim. Në ditët e sotme edhe futbollistët janë më modern. Ata rrethohen nga familja, agjentët dhe mediat, të cilët krijojnë imazhin për ta. Për dallim nga 25 vite më parë, tash është një botë tjetër për mua, prandaj kam ndryshuar për t’u përshtatur me kohën e tashme”. Ndonëse është 70-vjeç strategu skocez nuk e mendon tërheqjen nga futbolli. “Dalja në pension është për të rinjtë, jo për njerëz të moshuar. Kur jeni i ri mund të bëni diçka tjetër edhe pas tërheqjes nga futbolli, por kur jeni i moshuar nuk keni çfarë të bëni përveç se të shkoni drejt banesës së fundit. Për këtë arsye mendoj se pensioni nuk është për të moshuarit”, ka përfunduar Ferguson.

Publikuar: 28.01.2012 | 15:49
Lexuar: 203 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime