"Çdokush duhet të bëjë diçka, respektivisht përpjekja duhet të jetë kolektive", deklaroi Lagard në Forumin ekonomik botëror në Davos, Zvicër.
Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard u bëri thirrje SHBA-së dhe Japonisë që të vendosin qëllime për zvogëlimin e borxhit, si kontribut të tyre për daljen e botës nga kriza ekonomike.
"Çdokush duhet të bëjë diçka, respektivisht përpjekja duhet të jetë kolektive", deklaroi Lagard në Forumin ekonomik botëror në Davos, Zvicër.
Sipas Lagardit, edhe pse vendet-anëtare të eurozonës duhet të bëjnë orvatje të veçantë sepse Evropa është në qendër të krizës, SHBA-ja dhe Japonia gjithashtu duhet të bëjnë diçka.
Borxhi i Qeverisë amerikane momentalisht arrin diçka më shumë se 15 miliardë dollarë, ndërsa parashikohet që deri në fund të vitit 2012 të rritet në 16 miliardë.
Detyrimi i përgjithshëm i Japonisë vlerësohet në 1.024 miliardë jeni ose 13 miliardë dollarë.