E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjërat në futboll lëvizin shumë shpejt, saktëson sulmuesi i Kombëtares .”Unë do të pres shansin tim.Këtu më pëlqen gjithcka dhe dua të qëndroj për të nxjerrë Rapidin kampion të Austrisë”.Aktualisht 28 vjecari po stërvitet me amatorët, ndërsa ka konfirmuar edhe interesimin e skuadrave të Gllazgout"Menaxheri im më thotë se ka interes nga të dyja skuadrat e Gllazgout, por nuk kemi oferta zyrtare” .
Legjionarėt nė lėvizje








Lorik Cana është drejt një rikthimi në Ligën e Parë Franceze dhe për më tepër drejt një rikthimi tek Olimpiku i Marsejës. Lajmin e bën të ditur francezja Football.Fr. Cana për momentin është i dëmtuar, ndërsa si titullar me Lazion këtë sezon ka luajtur vetëm 7 ndeshje. Më herët Loriku është kërkuar nga Soshoja ndërsa tani ka zëra të cmendur në Francë që thonë se drejtori sportiv i Olimpikut të Marsejës Jose Anigo ka udhëtuar në Romë për të takuar lojtarin dhe për ta bindur të rikthehet në Velodrome që në merkaton e janarit. Cana i duhet Marsejës menjëherë, pasi drejt largimit është mesfushori Kabore.

Cana ka folur edhe për një portal shqiptar, i cituar nga mediat Italiane ku ka theksuar “për mua futbolli më i vështirë dhe më i fortë mbetet ai anglez. Unë luajta në Premier dhe e kalova proven, kështu që besoj se edhe në Itali do e marr veten”. Rapidi i Vjenës është nisur për në Portugali për të zhvilluar fazën përgatitore ndërsa Hamdi Salihi ka qëndruar në Vjenë .Për mediat austriake sulmuesi ka thënë: “Me të vërtetë që dua të qëndroj tek Rapidi, pasi këtu cdo gjë është e përkryer” .Fakti që muajt e fundit ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar e bezdis Salihin, por shkodrani e di që do të rikthehet më i forte.

Gjërat në futboll lëvizin shumë shpejt, saktëson sulmuesi i Kombëtares .”Unë do të pres shansin tim.Këtu më pëlqen gjithcka dhe dua të qëndroj për të nxjerrë Rapidin kampion të Austrisë”.Aktualisht 28 vjecari po stërvitet me amatorët, ndërsa ka konfirmuar edhe interesimin e skuadrave të Gllazgout"Menaxheri im më thotë se ka interes nga të dyja skuadrat e Gllazgout, por nuk kemi oferta zyrtare” .

Mediat skoceze kanë thënë se Salihi ka folur në telefon me Nikica Jelavic për ti kërkuar një këshillim nëse transferohet tek Rangers, por për mediat Austriake Salihi ka thënë se ai me Jelavic flet shpesh në telefon si ish shokë skuadre dhe nuk ka folur për cështje merkatoje. Kontrata e Salihit skadon në verë tek Rapidi dhe më pas sulmuesi i Kombëtares do të jetë i lirë të largohet nëse nuk rinovon, gjë që me trajnerin Shëtel duket e pamundur. Ka të reja interesante mbi të ardhmen e sulmuesit të Cesenës, shqiptarit Erjon Bogdani .La gazetta Dello Sport bën me dije se Bogdani ëhstë drejt një rikthimi tek Siena, pasi sipas gazetës Italaine interesimi i skuadrës toskane për bomberin kuqezi është shtuar.

Bogu ka gjithë merkaton me valixhe në duar, ndërsa duket se Siena do të ishte një zgjidhje ideale për 34 vjecarin, pasi do të vazhdonte të ishte mes më të mirëve në Itali. Për të ardhmen e Bogdanit ka folur edhe drejtori sportiv i Cesenës, Lorenzo Minoti.”Për Bogdanin ka shumë kërkesa nga Seria B .Shitjen e tij ne do e shohim si alternativë vetëm kur të kemi ndonjë alternativë për ta zëvendësuar .Për momentin kemi 5 sulmues dhe nëse largohet ndonjëri duhet zëvendësuar” .

Publikuar: 28.01.2012 | 15:53
Lexuar: 236 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime