E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëntemë e ekspozitës është "Fëmijët e holokaustit", ndërsa qëllimi i saj është të ngritet vetëdija për rëndësinë e kësaj dite që është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005 me rastin e 60-vjetorit të çlirimit të kampit nazist - Aushvic.
Ekspozitė e hapur nė Shkup me rastin e Ditės ndėrkombėtare tė Holokaustit










Në Muzeun memorial të holokaustit në Shkup është hapur ekspozita e 16 posterëve të shpërblyer nga konkursi për dizajn të studentëve nga Çekia, Franca dhe Izraeli, në temën "Holokausti - ruajtja e kujtesës", që në Ditën e sotme ndërkombëtare të holokaustit hapet në 90 qytete të botës.

Nëntemë e ekspozitës është "Fëmijët e holokaustit", ndërsa qëllimi i saj është të ngritet vetëdija për rëndësinë e kësaj dite që është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005 me rastin e 60-vjetorit të çlirimit të kampit nazist - Aushvic.

"N jolla e zezë e civilizimit të shekullit 20, shekullit të totalitarizmit, luftërave botërore dhe vuajtjeve të mëdha të popujve, e posaçërisht projektit për dëbimin e një populli të tërë, hebrenjve, do të mbetet çdoherë si vërejtje për çdo gjeneratë të ardhshme", tha minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki i cili e shpalli të hapur ekspozitën.

Krahas Shkupit, në shënimin e Ditës së kujtimit të viktimave të holokaustit kyçet edhe Manastiri sepse nga këto dy qytete, së bashku me Shtipin, ishin deportuar numri më i amdh i hebrenjve nga Maqedonia në kampin e Treblinkës.

Dita botërore e holokaustit - 27 Janari këtë vit për herë të parë shënohet në Muzeun e ri memorial të holokaustit në Shkup, i cili solemnisht u hap më 11 mars të vitit të kaluar.

Publikuar: 28.01.2012 | 16:28
Lexuar: 285 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime