E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gruevski madje bëri publike se ministri Besimi ka marrë instruksione precize se si do ti zhvilloj aktivitete në drejtim të anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike.
Agjenda







Kryeministri Gruevski përshëndet ofensivën diplomatike të paralajmëruar nga ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi për shtytjen para të procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Sipas tij, është mirë që të gjithë të kyçen dhe të lobojnë që vendi të bëhet anëtar i NATO-së. Gruevski madje bëri publike se ministri Besimi ka marrë instruksione precize se si do ti zhvilloj aktivitete në drejtim të anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

Me këtë rast Grusvki përmendi edhe kontributin që jep Armata e Maqedonisë në kuadër të NATO-s. Ministri Besimi një ditë më parë njoftoi vizitën e tij në Athinë që pritet të realizohet në muajin shkurt.

“Të gjithë duhet të kyçen në lobimin dhe krijimin e një klime të mirë, një atmosfere të mirë përfshirë edhe diplomacinë ushtarake. Normalisht kjo është edhe pjesë e strategjisë sonë. Ata sigurisht se do të bëjnë çmos që është në fuqinë e tyre, kanë marrë instruksione precize, sepse Maqedonia participon shumë seriozisht në aktivitetet e NATO-s dhe posaçërisht pjesa ushtarake e aleancës shumë mirë e dinë se çka do të thotë Maqedonia në radhët e saj ”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Agjenda "Çikago 2012”

Realisht, vlerëson Besimi, deri në Samitin e NATO-s në Çikago, nuk mund të pritet zgjidhje për emrin. Ajo që duhet të bëhet është të shihet cilat janë opsionet në Çikago, të vazhdojë dialogu me Greqinë për emrin dhe me të të gjendet zgjidhje si Maqedonia të bëhet pjesë e Aleancës

Aktivitet diplomatik intensiv dhe komunikim me kolegët dhe institucionet jashtë vendit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, njoftimi me reformat që shteti i bën në vazhdimësi dhe përcaktimi për anëtarësimin në Aleancë si prioritet të saj strategjik. Këto janë prioritetet të cilat në takim me gazetarët të premten i precizoi ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi për periudhën e ardhshme para Samitit të NATO-s në maj të këtij viti, me qëllim të valorizimit të angazhimeve të cilat i bën Maqedonia për anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë. Në kuadër të "Agjendës Çikago 2012", paralajmëroi vizita në të gjitha vendet anëtare të NATO-s në të cilat do të bisedohet për Samitin e ardhshëm të Aleancës.

Aktivitetet e tij përfshijnë prezencën në mëngjesin lutës në SHBA më 2 shkurt, vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel më 3 shkurt, pjesëmarrjen më 4 dhe 5 shkurt në Konferencën për siguri në Munih, në kuadër të së cilës do të ketë takime të shumta me homologët e tij nga Aleanca. Ai më 6 shkurt do të qëndrojë për vizitë pune në Beograd, ku do të bisedojë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal. Paralajmëroi edhe vizitë në brigadën multinacionale paqësore për Evropën Juglindore me bazë në Larisa, Greqi, me të cilën për momentin komandon Maqedonia. Një gjeneral i Armatës së Maqedonisë është në Larisa dhe komandon me atë brigadë, njoftoi Besimi dhe paralajmëroi takim të tij të mundshëm në Larisa ose në Athinë me ministrin grek të Mbrojtjes.

"I bëjmë reformat dhe diplomacinë intensive në këtë periudhë që t'i njoftojmë partnerët tanë për të gjitha angazhimet që Republika e Maqedonisë i bën për anëtarësimin në NATO dhe t'i bindim me argumentet se pozita jonë dhe anëtarësimi në Aleancë, nuk është kundër asnjë anëtareje të NATO-s. Përkundrazi me anëtarësimin tonë do të fitojë Maqedonia, rajoni, Greqia, do të fitojë NATO. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë sukses edhe për NATO-n jo vetëm për Maqedoninë", tha Besimi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se vetë fakti se kontesti për emrin zgjat aq sa ka edhe pavarësia e Maqedonisë, është e qartë se kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe e lehtë. Sipas tij, vetë anëtarësimi i rajonit në NATO do të thotë rajon stabil, treg për investime të mëdha dhe zhvillim. Greqia, theksoi Besimi, një pjesë të madhe të investimeve i ka edhe në Maqedoni, pjesa më e madhe e tregtisë greke drejt Evropës shkon përmes Maqedonisë dhe Evropës Juglindore dhe interes i përgjithshëm është që rajoni të zhvillohet.

Qëllimi ynë, potencoi ai, është shumë i sinqertë dhe transparent dhe ne nuk kemi problem t'i themi pozitat tona - anëtarësimi në NATO. Ai shtoi se edhe tani në nivel ndërkombëtar shfrytëzohet referenca derisa nuk gjendet zgjidhje tjetër dhe kjo nuk bën problem me funksionimin në institucione të tjera. Realisht, vlerëson Besimi, deri në Samitin e NATO-s në Çikago, nuk mund të pritet zgjidhje për emrin. Ajo që duhet të bëhet është të shihet cilat janë opsionet në Çikago, të vazhdojë dialogu me Greqinë për emrin dhe me të të gjendet zgjidhje si Maqedonia të bëhet pjesë e Aleancës, tha ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi

Publikuar: 28.01.2012 | 17:12
Lexuar: 412 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime