E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cërvenkovski është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Gruevskin në arritjen e zgjidhjes ndërsa do të distancohet nga çdo lloj deklarate publike lidhur me këtë çështje.
LSDM inkurajon pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit











Shumë kohë është humbur, është koha që çështja e emrit të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve thelbësore pa hequr dorë nga identiteti dhe gjuha, porositi lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, kryeministrin Gruevski.

Cërvenkovski është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Gruevskin në arritjen e zgjidhjes ndërsa do të distancohet nga çdo lloj deklarate publike lidhur me këtë çështje.

“Republika e Maqedonisë do të duhet të hyjë në bisedime thelbësore me qëllim arritjen e zgjidhjes të përbashkët dhe të pranueshme. LSDM do të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të inkurajojë që të shkojë drejt zgjidhjes së problemit, ndërsa njëkohësisht do t’u përmbahet komenteve publike për çfarë do lloj propozimesh konkrete me qëllim që mos dëmtoj procesin apo të jetë e akuzuar nga Gruevski se në këtë mënyrë rrënon pozitën negociuese të shtetit”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM – së.

Heqja e vizave sipas Cërvenkovsit është meritë e gjitha qeverive në vend. Sipas tij kjo nuk duhet të cilësohet si arritje kyçe por qeveria duhet të punojë pastaj, për marrjen e datës për anëtarësim, gjë për të cilën kreu i LSDM shpreh dyshim se do të ndodhë këtë vjeshtë.

“I bëj thirrje Gruevskin dhe qeverisë që të fokusohen në një çështje shumë më të rëndësishme: jo se në cilat shtete do të mund të udhëtojnë qytetarët tanë, por se në çfarë shteti do të jetojnë. Në fund të fundit vetëm një pjesë e qytetarëve do të kenë mundësi të udhëtojnë, ndërsa të gjithë pa përjashtime do të duhet të jetojnë prej diçkaje në Maqedoni. Jo liberalizimi i vizave por marrja e datës për fillim e bisedimeve është kriteri kyç për përparim në procesin tonë integrues për në BE”, theksoi Cërvenkovski.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski përsëriti qëndrimin se janë të papranueshme idetë për qeveri të koalicionit të gjerë.
“Qeveria e vendit ka shumicë parlamentare stabile. Kjo paraqet mbështetje të fortë për miratimin e çdo lloj ligji madje edhe për ndryshimin e vet kushtetutës. Për mbështetje shtesë nuk ka nevojë e as logjikë. Fuqia si dhe përgjegjësia për zgjidhjen e probleme të rënda është në duart e Gruevskit.

Me këtë përgjegjësi Gruevski do të duhet të përballet. Nëse jo tani atëherë zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur do që të mbahen”, shtoi Cërvenkovski.

Prej 15 shtatorit kur do të përfundojë rikonstruimi total i partisë, Cërvenkovski paralajmëron edhe suksese që do të ndryshonin edhe rezultatet e djeshme të anketës së Institutit Republikan Ndërkombëtarë IRI ku kjo parti doli me një besueshmëri prej 12 % kundrejt VMRO DPMNE-së me 31%.

Meral Ismaili

Publikuar: 21.07.2009 | 20:07
Lexuar: 281 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime