Koalicioni i ri përbëhet nga pesë parti politike dhe se do të jetë një maxhorancë e fuqishme në Parlamentin e Sllovenisë. Jansha për herë të dytë do të jetë në postin e kryeministrit pas mandatit të tij të parë në vitet 2004-2008.
Lideri i Partisë Demokratike Sllovene, Janez Jansha u zgjodh kryeministër i ri i Sllovenisë, dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.
Parlamenti slloven i dha dritë jeshile mandatarit Jansha për formimin e Qeverisë, e cila duhet të zgjidhet brenda 15 ditëve. Qeveria e re do të duhet të merret me problemet ekonomike, për shkak të krizës ekonomike si dhe të propozojë reforma që do të zvogëlonin rejtingun kreditor të vendit.
Koalicioni i ri përbëhet nga pesë parti politike dhe se do të jetë një maxhorancë e fuqishme në Parlamentin e Sllovenisë. Jansha për herë të dytë do të jetë në postin e kryeministrit pas mandatit të tij të parë në vitet 2004-2008.
Lideri i partisë së sapoformuar sllovene Sllovenia Pozitive, Zoran Jankoviq edhe pse mori mandatin për formimin e Qeveria, ai nuk siguroi shumicën e partive tjera sllovene dhe dështoi tentimi i tij, duke i kaluar mundësia partisë së dytë të udhëhequr nga Jansha.
Zoran Jankoviq është i njohur si një biznesmenë i dalluar në Slloveni, por që ka një prejardhje serbe.