E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej kohësh qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanët, po shikon mundësinë e marrjes nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës, e cila deri më tani menaxhohet nga NATO, por së fundmi ka deklaruar se do ta lëshojë.
Shqipėria dhe Hungaria, “luftė” pėr Kosovėn





Prej kohësh qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanët, po shikon mundësinë e marrjes nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës, e cila deri më tani menaxhohet nga NATO, por së fundmi ka deklaruar se do ta lëshojë.

Përveç Shqipërisë, siç raporton të dielën e përditshmja “Shqip”, në “garë” është edhe Hungaria, e cila ka marrë mbështetjen paraprake të vendeve anëtare të NATO-s. Sakaq, Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje optimale për problemin e administrimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës.

Kjo u vendos në takimet që zhvilloi ministri i Transportit, Sokol Olldashi, me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministrin e Infrastrukturës të Kosovës, Fehmi Mujota. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra, administrohet deri më tani nga NATO, ndërkohë që Aleanca ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritetet e Aviacionit Civil.

Shqipëria është ofruar e gatshme të bëjë administrimin për llogari të Kosovës derisa Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore. Por, në garë të fortë ka hyrë edhe Hungaria, e cila politikisht dhe ekonomikisht i plotëson kushtet, ndërsa vendi ynë has pengesën e Spanjës.

Megjithatë, Olldashi dhe Mujota ranë dakord paraprakisht të ngrihet grupi i përbashkët teknik i ekspertëve që do të ndjekë në vijimësi të gjithë problematikën e koordinimit dhe zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe në fushën e transporteve.

Në takimin e zhvilluar në nëntor në Tiranë, drejtori i aviacionit civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, pati deklaruar se, "hapësira e lartë ajrore e Kosovës është e mbyllur për mbikalime që nga viti 1999. Jemi në rrugë të mirë për të gjetur një zgjidhje që është politikisht, teknikisht dhe praktikisht e pranueshme".

Një tjetër çështje që gjeti angazhimin e dyanshëm të titullarëve të transportit ishte ekzaminimi i mundësive të rivendosjes së fluturimeve direkte Tiranë – Prishtinë.

Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë.

Publikuar: 29.01.2012 | 10:18
Lexuar: 1078 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime