Nryshimet dhe plotesimet ne Kodin zgjedhor edhe pse moren bekimin e lidereve ne takimin e tyre jave me pare, ato prap u bene pjese e dabatit ne Kuvend. Me keto ndryshime parashihet që keshillat vendore pervec perfaqësuesve te administrates shteterore te kene edhe nga nje perfaqësues dy partite politike te cilat ne zgjedhjet e fundit kane fituar numer me te madh te votave
Deputetja Silvana Boneva tha se Jovan Manasievski duhet t'u kerkoje falje deputeteve për pohimin se posedojnë nga dy pasaporta.
Deputetet në Kuvend edhe sot kanë debatuar për amandamentet e PLD-së që kanë të bëjnë me ndryshimet në kodin zgjedhor. Ata kërkuan që në të ardhmen të gjithë bartësit e funksioneve shtetërore, deputetët, ministrat, presidenti i shtetit të mos posedojnë nënshtetësi të dyfishtë.
"Nga shumica parlamentare ka 6 deputetë. Këtë e propozoj që me këtë ligj të themi se kusht për kandidaturë është shtetësia e dysfishtë. Të gjithë do të nënshkruajmë deklarata nëse gaboj do të kërkoj falje", deputeti i PLD-së Jovan Manasievski.
"Unë vërtetoj se unë si Silvana Boneva e para si antare dhe kordinatore e VMRO-DPMNE-së do të nënshkruaj deklaratë se nuk kam tjetër pasaportë, besoj se atë do e bëjnë të gjithë kolegët e mi.", rreagoi kordinatorja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva.
Për deputetin Vllado Buçkovski shtetësia e dyfishtë që dikush e gëzon nuk paraqet lojalitet ndaj dy shteteve.
"Kështu unë mendoj, por ju liberalët keni mendime më liberale se unë dhe vlerësoni se për këtë cështje duhet të tregojmë lojalitetin në bazë të një shembulli negative. Do tua jap dy shembuj të shteteve të vogla si Maqedonia, ministri I parë I mbrojtjes I Lituanisë nuk kishte shtetësi të Lituanisë, ministrja e parafundit e punëve të Jashtnme e Gjerogjisë nuk kishte shtetësi Gjerogjiane.", shtoi Buçkovski.
"Çështja e shtetësisë së dyfishtë dhe posedimi i dy pasaportave shtetërore nuk është çështje që tangon funksionarë të zgjedhur dhe emëruar të BDI-së", tha deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti.
Nryshimet dhe plotesimet ne kodin zgjedhor edhe pse moren bekimin e lidereve ne takimin e tyre jave me pare, ato prap u bene pjese e dabatit ne Kuvend. Me keto ndryshime parashihet që keshillat vendore pervec perfaqësuesve te administrates shteterore te kene edhe nga nje perfaqësues dy partite politike te cilat ne zgjedhjet e fundit kane fituar numer me te madh te votave.Gjithashtu me keto ndryshime te kodit zgjedhor parashihet që 3 deputete në te ardhmen ti takojne diaspores