E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky zhvillim vjen pasi BE-ja, javën e kaluar, votoi për embargo të naftës kundër Iranit dhe për të ngrirë asetet e Bankës së tij Qendrore.
Iran: Asnjė pikė naftė derisa BE-ja nuk e pezullon embargon








Parlamenti i Iranit pritet të votojë sot për të ndaluar ose jo dërgimin e naftës në Bashkimin Evropian - që është edhe konsumatori i tij i dytë më i madh, pasi që është harmonizuar projekti i atij dokumenti, bëri të ditur deputeti Naser Sudani.

Ai tha se Këshilli për energjetikë e ka përfunduar punën e projekt-ligjit, i cili sot do të gjendet para deputetëve.

Ky zhvillim vjen pasi BE-ja, javën e kaluar, votoi për embargo të naftës kundër Iranit dhe për të ngrirë asetet e Bankës së tij Qendrore.

Masat e Bashkimit Evropian në përgjigje të programit bërthamor të Teheranit do të hyjnë në fuqi në muajin korrik.

Nëse Parlamenti iranian miraton ligjin për ndalimin e dërgesave të naftës në Evropë, legjislatura duhet të votohet edhe nga Këshilli Mbrojtës.

Kalimi i këtij ligji do të mund të vinte në vështirësi disa shtete evropiane, si Greqinë dhe Italinë, të cilat mbështeten në naftën e Iranit.

Publikuar: 29.01.2012 | 12:46
Lexuar: 996 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime