Jose është i lodhur nga e gjithë situata në klub. Pa marrë parasysh si do të jetë rezultati në fund të sezonit, ai do të kthehet në Angli. Paratë për të janë aspak të rëndësishme, ka thënë për Sunday Times një burim i afërt me portugezin.
Sipas Sunday Times, trajneri i Real Madridit në fund të sezonit do të braktis klubin mbretëror dhe do të kthehet në Angli.
Edhe pse ka fituar 17 ndeshje nga 20 në Premiera Division dhe ka siguruar pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, humbja nga Barca në çerekfinale për Kupën e Mbretit si duket e ka shqetësuar shumë Jose Mourinhon dhe në fund të sezonit do të ik nga Reali për të vazhduar karrierën e tij në ndonjë klub të Anglisë.
Kështu shkruan sot gazeta Sunday Times e cila thirret në një burim të afërt të Jose Murinjos.