"Falë 'Xhonson Metit' Mbretëria e Bashkuar sot është mes 10 partnerëve të parë tregtarë të Republikës së Maqedonisë", tha Ivanovi dhe shtoi se pas hapjes së 'Xhonson Metit', eksporti i vendit dukshëm është rritur.
Presidenti Ivanov e priti delegacion britanik të kryesuar nga princi Majkëll nga Kenti
Kohëve të fundit kompanitë britanike bëhen gjithnjë e më të interesuara për investim në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të thotë se i njohin dhe i vlerësojnë drejtë intervenimet gjithpërfshirëse, porositi presidenti Gjorge Ivanov në pritjen e sotme të delegacionit britanik të kryesuar nga princi Majkëll nga Kenti.
Kjo, theksoi e konfirmon edhe shembullin e "Xhonson Metit", të cilët fabrikën e tyre më të madhe për katalizatorë në Evropë e ndërtuan në zonën zhvillimore teknologjike-industriale në Shkup.
"Falë 'Xhonson Metit' Mbretëria e Bashkuar sot është mes 10 partnerëve të parë tregtarë të Republikës së Maqedonisë", tha Ivanovi dhe shtoi se pas hapjes së 'Xhonson Metit', eksporti i vendit dukshëm është rritur.
Do të donim, porositi të shohim ende shumë investime të tilla të suksesshme britanike, edhe jo vetëm në industri, por edhe në bujqësi, turizëm dhe shërbime.
"Besoj se një nga adutet më të mëdha të Maqedonisë është edhe fuqia e re dhe e edukuar punuese që paraqet mundësi të shkëklqyer për autsorsing", tha Ivanovi, duke shprehur bindje se kjo vizitë do t'i japë impuls të ri bashkëpunimit mes dy shteteve dhe dy ekonomive.
Ai shprehu falenderim për përdorimin parimor të emrit tonë kushtetues në komunikimin dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar dhe për mbështetjen e fuqishme për rregullshmërinë e politikës shtetërore. Jam i bindur, theksoi Ivanovi, se mbështetja e këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të intensifikohet sidomos në vigjilje të Samitit të NATO-s në Çikago.