Gjatë intervistës, ajo ka vënë në dukje se ende nuk po nuk po vihen re rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat janë kusht për Serbinë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Organizimi i referendumit në veri të Kosovës, do të ketë pasoja negative për integrimin Europian të Serbisë. Kështu ka deklaruar deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, në një intervistë për gazetën Dnevnik.
Gjatë intervistës, ajo ka vënë në dukje se ende nuk po nuk po vihen re rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat janë kusht për Serbinë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Për fat të keq, në këtë moment nuk shoh se ka ndryshuar diçka, ka thënë Pack, e cila ka mbështetur rezolutën e PE-së, me të cilën i kërkohet Këshillit Europian që në muajin mars të përkrahë kandidaturën e Serbisë.