E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ja sot jemi çuar të gjithë fshatarët të pastrojmë , kemi lajmëruar qe 10 ditë askush nuk interesohet për këtë fshat dhe sot kemi marr mjetet tona çfarë kemi pasur dhe kemi dalë në rrugë prej orës 6 deri në ora 12, kemi ecur një kilometër, më andej nuk mundemi të shkojmë ”.
Banorėt e Llukarės dhe Goshincės nė aksion pėr pastrimin e borės









Pas apeleve të shumta për ndihmë që rezultuan pa sukses, banorët e fshatrave Goshincë dhe Llukarë pas 10 ditësh ngujim kanë marr iniciativë që vet me mjete dore të pastrojnë borën që në këtë zonë malorë të komunës së Likovës arrin deri në 1 metër e gjysmë.

Banorët shpresojnë deri të martën të mund të arrijnë të pastrojnë mbi 20 km rrugë për të arritur deri në Likovë.

“Ja sot jemi çuar të gjithë fshatarët të pastrojmë , kemi lajmëruar qe 10 ditë askush nuk interesohet për këtë fshat dhe sot kemi marr mjetet tona çfarë kemi pasur dhe kemi dalë në rrugë prej orës 6 deri në ora 12, kemi ecur një kilometër, më andej nuk mundemi të shkojmë ”.

“Prej ditës së martë 24 janar jemi bllokuar. Tash gjendemi mes fshatit Llukarë dhe Gushincë qe dy ditë fshatarët jemi të angazhuar prej mëngjesit deri në mbrëmje dhe shpresojmë që sot pjesën më të rrezikshme do ta tejkalojmë. Kemi kërkuar ndihmë por për fat të keq deri tash nuk kemi pas, jemi të bllokuar dhe shpresoj që edhe kësaj radhe do të shpëtojmë nga ky rrezik”.

Banorët e këtyre fshatrave shprehen të revoltuar nga mos angazhimi i pushtetit për t’iu dal në ndihmë dhe lusin Zotin që së paku të mos ketë borë.

“Tash prej këtu deri në komunën e Likovës i kemi 20 km sot do të mundemi edhe 2-3 km se ma tepër nuk kemi mundësi, sot edhe 2-3 km mundemi me e pastruar boren me lopata nëse vjen edhe grupi tjetër. Deri të hënën apo të martën mundemi me ra deri në Likovë”.
“Ka pas mundësi dhe ka mundësi por nuk I intereson askujt. Për këtë vend s’ka interes”.

Pamjet dhe deklaratat e banorëve të kësaj kronike janë incizuar me telefon nga dy studentët e gazetarisë të USHT-së, Nusret Sulisi dhe Adnan Imeri të cilët kanë udhëtuar në këmbë për të parë nga afër aksionin e banorëve të fshatit Llukarë dhe Goshincë për pastrimin e borës. Gjyltene Rexhallari, Alsat-M

Publikuar: 29.01.2012 | 16:46
Lexuar: 240 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime