Ai u zgjodh President i Italisë në një moment kritik në jetën e vendit, menjëherë pas atentatit që i mori jetën gjykatësit Falcone në vitin 1992 dhe udhëhoqi një luftë të vendosur kundër mafias siçiliane.
Ish-presidenti i Italisë Oscar Luigi Scalfaro ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Romë. 93-vjeçari mbajti detyrën më të lartë të shtetit italian në periudhën midis viteve 1992-99.
Në vitin 1946 Scalfaro u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese.
Në pesë dekadat e jetës së tij politike, Scalfaro mbajti disa herë detyrën e Ministrit dhe ishte një Senator i përjetshëm.