E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reprezentacioni i Kroacisë ka patur sulme të vazhdueshme nga huliganët serb gjatë gjithë ndeshjeve, ndërsa fansat kroat janë rrahur dhe prona e tyre është dëmtuar nga huliganët sërb.
Kroacia fiton medaljen e bronztė nė Kampionatin Evropian tė Hendbollit - Rrahje serbo-kroate









Kroacia në Kampionatin Evropian të Hendbollit që po zhvillohet në Serbi ka fituar vendin e tretë pas i mundi Spanjës me rezultat 31-27.

Hendbollistët kroat në fillim ishin në disavantazh nga Spanja mirëpo në vazhdim të lojës morën veten dhe mundën bindshëm kundërshtarin e tyre.

Reprezentacioni i Kroacisë ka patur sulme të vazhdueshme nga huliganët serb gjatë gjithë ndeshjeve, ndërsa fansat kroat janë rrahur dhe prona e tyre është dëmtuar nga huliganët sërb pas ndeshjes Serbi - Kroaci ku fitoi Serbia dhe u kualifikua per finalen e madhe.

Mirëpo si kundër reagim, në disa qytete kroate janë rrahur serb vendas për shkak të incidenteve në Beograd.

Mediat kroate kanë shkruar sot se turpi serb është transferuar edhe në Kroaci për shkak se dhuna sjell vetëm dhunë dhe jo mirëkuptim ndërmjet popujve.
Fansat kroat janë rrahur dhe prona e tyre është dëmtuar nga huliganët sërb
Nje qytetar serb rrihet nga fansat kroat ne Mostar

Publikuar: 29.01.2012 | 17:58
Lexuar: 327 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime