Me liberalizimin e vizave biznesmenët e Maqedonisë me dinjitet do të udhëtojnë dhe do t'i prezantojnë kompanitë e tyre në Bashkimin Evropian, konkluduan përfaqësuesit e odave ekonomike dhe të universiteteve në Maqedoni nga IKT-sektori në takimin e sotëm me ministrin e Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.
Me liberalizimin e vizave biznesmenët e Maqedonisë me dinjitet do të udhëtojnë dhe do t'i prezantojnë kompanitë e tyre në Bashkimin Evropian, konkluduan përfaqësuesit e odave ekonomike dhe të universiteteve në Maqedoni nga IKT-sektori në takimin e sotëm me ministrin e Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.
"Hendikap i madh për çdo biznesmen dhe për çdo firmë private ishte ajo që shpenzohej kohë e vlefshme në përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e vizës për vendet e BE-së, ku lidhen marrëveshjet për zhvillimin e biznesit. Me liberalizimin e vizave e gjithë kjo do të eliminohet. Nuk bëhet fjalë vetëm për 35 eurot të cilat paguheshin për vizë, por kursimin e kohës së harxhuar për përgatitjen e dokumeteve të nevojshme", deklaroi Ivanovski për mediat.
Ai tregoi edhe për një moment të degradimit të dinjitetit të biznesmenëve të Maqedonisë të cilët që të udhëtojnë në ndonjë vend duhej të kishin letër me ftesë nga firma të cilën dëshirojnë ta vizitojnë dhe ta tregojnë në ambasadë, vërtetim se janë anëtarë në odën ekonomike, vërtetim për aftësi kredituese, formularë M1 dhe M2...
"Biznesmenët tani do të munden vetëm përmes telefonit të caktojnë takim dhe më thjesht të vendosin kontakte me partnerët e firmave të suksesshme të BE-së që do të kontribojë për zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni dhe për zvogëlimin e papunësisë", tha Ivanovski.
Përfitim nga liberalizimi i vizave kanë edhe studentët pasi që kjo do ta zmadhojë edhe mobilizimin e tyre, mundësinë për edukim nëpër universitetet evropiane dhe këmbimin studimor me kuadër të programeve ndërkombëtare, siç është TEMPUS.
"Vizat i kanë limituar studentët tanë që ta zhvillojnë arsimin e tyre në BE, por tani me rënien e regjimit të vizave kjo do të jetë e kaluar. Ata tani do të kenë mundësi t'i vizitojnë qytetet e zhvilluara evropiane që t'i bartin përvojat më të mira në zhvillimin e TIK, me hapa të atilla siç e bëjnë vendet e zhvilluara", theksoi ministri Ivo Ivanovski.