E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Stanojeviq, në raste të tilla implementimi i organeve gjenitale femërore duken autentike dhe askush nuk do të duhej të ishte në gjendje të vërejë dallimin.
Ndėrrimi i gjinisė nė Serbi pa pagesė






Pacienti i parë që ka kërkuar ndërrim gjinie të financuar nga paratë e qytetareve, i është nënshtruar operacionit në spitalin “Narodni Front” të Beogradit. Operacioni është kryer nga një grup i ekspertëve të udhëhequr nga Dr. Dushan Stanojeviq, drejtor i spitalit.

Sipas Stanojeviq, në raste të tilla implementimi i organeve gjenitale femërore duken autentike dhe askush nuk do të duhej të ishte në gjendje të vërejë dallimin.

“Femrat e tilla janë në gjendje të kenë rregullisht marrëdhënie seksuale, dhe çka është më interesante, ato janë në gjendje të arrijnë orgazëm në 100% të rasteve, që nuk ndodh gjithmonë tek femrat që janë femra nga natyra,” shpjegoj Stanojeviq.

Edhe dy pacientë do ti nënshtrohen të njëjtës ndërhyrje të financuar nga paratë publike gjatë shkurtit të hershëm, përderisa më shumë se 200 pacientë potencial, femra dhe meshkuj, kanë aplikuar për ndërrim të gjinisë.

Operacioni i kësaj jave ka ardhur si rezultat i ndërrimit të ligjit për sigurime shëndetësore, që ndodhi të hënën dhe që lejon që ndërrimet e gjinisë të behën nga shpenzimet publike.

Fondi i sigurimit shëndetësor shtetëror, do të mbuloj vetëm shpenzimet bazë të këtij procesi të ndërlikuar, që definohet se konsiston në “ndërrimin” e gjenitaleve. Nuk do të mbulojë terapitë e nevojshme të hormoneve apo implementimin e gjokseve nga silikoni.

Vetëm të rriturit mund të aplikojnë, apo ti nënshtrohen këtij operimi në Serbi. Para nënshtrimit, pacientët duhet që të vizitojnë psikologun për një vit, para se të vërtetohet se personi me të vërtet është “peng në trupin e gabuar” dhe më pas mund ti nënshtrohet ndërhyrjes. Faza e parë është terapia hormonale që zgjat së paku gjashtë muaj.

Operimet për ndërrimin e gjinisë, më parë ishin të mundura vetëm në klinika private dhe kushtuan rreth 200,000 dinar (€2,000).

Rreth 150 persona deri më tani u janë nënshtruar kësaj ndërhyrje që prej 20 viteve. Ndërrimi i pare i gjinisë, që mund të zgjasë deri në 10 orë, ishte kryer në vitin 1989 në Serbi.

Duke pas parasysh çmimet e lira të ofruara nga klinikat private, Beogradi është duke u bërë shumë vend tërheqës për personat qe vijnë në njërën gjini dhe largohen me një gjini tjetër.

Rreth 15 deri 20 të huaj kanë bërë operime të tilla në Beograd çdo vit.

Paradoksi qëndron në atë se, Serbia mbetet njëri prej vendeve më jo tolerantë në Evropë në lidhje me personat të cilët dallojnë sa do pakë nga normat e konceptuara si të pranuara gjerësisht.

Homofobia është e rrënjosur thellë dhe shumica e homoseksualëve qëndrojnë të fshehur në mënyrë që ti shmangen shënjestrimit. Për shembull, parada e homoseksualëve e marsit të kaluar është dashur që të anulohet, për shkak të kërcënimeve nga ana e grupeve ekstremiste të krahut të djathtë në Serbi. (gazetajnk)

Publikuar: 30.01.2012 | 11:39
Lexuar: 309 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime