Greva e sotme do ta bllokojë qarkullimin hekurudhor dhe ajror dhe sipas raporteve të fundit shumë fluturime tani më janë anuluara ose janë shtyrë. Sindikatat paralajmërojnë se gjatë ditës do ta bllokojnë edhe qarkullimin rrugor në vend.
Në Belgjikë sot në mëngjes zhvilluan grevë të punësuarit në sektorin publik, që shkaktoi kaos disa orë në prag të samitit të Bashkimit Evropian.
Kjo është greva e parë e përgjithshme në Belgjikë prej vitit 2005 dhe e para pas pothuajse dy dekadave, të cilën e organizojnë tre sindikatat kryesore të të punësuarve në sektorin publik. Shkaku për grevën e sotme janë masat për kursime në buxhet për 12 miliardë euro në këtë vit.
Greva e sotme do ta bllokojë qarkullimin hekurudhor dhe ajror dhe sipas raporteve të fundit shumë fluturime tani më janë anuluara ose janë shtyrë. Sindikatat paralajmërojnë se gjatë ditës do ta bllokojnë edhe qarkullimin rrugor në vend.
Qeveria do të jetë e detyruar që t'i angazhojë aeroportet ushtarake që t'ju mundësojë liderëve të BE-së që të arrijnë sot në samit, në të cilin duhet të debatohet për politikën ekonomike.
Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së në takimin e pasdites në Bruksel duhet të miratojnë marrëveshje për disiplinën fiskale dhe t'i konfirmojnë masat për inkurajimin e rritjes ekonomike dhe të punësimit.
Pritet që liderët e 27 vendeve të Unionit të arrijnë dakordim përfundimtar për formimin e Mekanizmit ekonomik për stabilitet në vlerë prej 500 miliardë euro, i cili ka për qëllim që t'i lehtësojë kushtet e kreditimit të vendeve të tejdebituara, siç janë Italia dhe Spanja.
Përveç kësaj liderët do të bisedojnë edhe për mënyrat për inkurajimin e rritjes ekonomike dhe uljes së papunësisë, e cila në vende të caktuara arriti nivel rekord.