E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri premton se deri në fund të vitit do ta pastrojë rrugën për biznesin e pastër në Rusi. Gjatë katër viteve të ardhshme shteti njëkohësisht do ta ulë praninë e vet në kompanitë e mëdha, por nuk ka për qëllim që t'i shesë për kot e kot, shkruan gazeta, cituar nga mediat ruse.
Putin: Korrupsioni sistematik ėshtė problemi kryesor i ekonomisė ruse









Korrupsioni sistematik është problemi kryesor i ekonomisë ruse, konstaton kryeministri dhe kandidati presidencial i Rusisë Vladimir Putin në artikullin e ri programor parazgjedhor, të shpallur në biznes gazetën "Vedomosti".

Kryeministri premton se deri në fund të vitit do ta pastrojë rrugën për biznesin e pastër në Rusi. Gjatë katër viteve të ardhshme shteti njëkohësisht do ta ulë praninë e vet në kompanitë e mëdha, por nuk ka për qëllim që t'i shesë për kot e kot, shkruan gazeta, cituar nga mediat ruse.

Vladimir Putin në artikull e kritikon sektorin transportues dhe ndërtimor rus, të cilët janë të "romë në shekullin e kaluar" të mbetur dhe u bëri thirrje liderëve botëror në teknologji që të zhvillojnë prodhimtari në prodhime të reja në vendin e tij.

Rusia duhet të jetë lider botëror në industrinë bërthamore, prodhimtarinë e aeroplanëve, farmacisë, kimisë dhe nanoteknologjive. Rusia "është e obliguar që të marrë vend të rëndësishëm maksimal në ndarjen ndërkombëtare të punës" jo vetëm si furnizues i lëndëve të papërpunuara dhe energjisë, theksoi autori.

Putin e lavdëroi bujqësinë ruse dhe i premtoi shtetit mbështetje dhe në mënyrë paralele me këtë theksoi se ekonomia nuk duhet të mendojë në masat proteksioniste, theksuan mediat ruse.

Shikimet e Putinit ishin të përfshira në propozim programin e tij të vendosur në sajtin e tij për zgjedhjet për shef të shtetit që duhet të mbahen më 4 mars, ose janë shprehur në deklarata tjera të tij në kohën e fundit, vëren gazeta "Vedomosti".

Publikuar: 30.01.2012 | 13:13
Lexuar: 378 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime