E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Referendumi i serbëve lokalë është thirrur me qëllim që banorët serbë në veri të Kosovës të përgjigjen me votë nëse u besojnë ose jo autoriteteve të Prishtinës.
Lunacek: Pakoja Ahtisaari zgjidhja e vetme pėr veriun e Kosovės






Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek kundërshton referendumin e serbëve lokalë në veri të Kosovës, i paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, duke deklaruar prerë se zgjidhja e vetme për veriun e Kosovës është plani Ahtisaari.

Referendumi i serbëve lokalë është thirrur me qëllim që banorët serbë në veri të Kosovës të përgjigjen me votë nëse u besojnë ose jo autoriteteve të Prishtinës.

Eurodeputetja Lunacek në një intervistë për Radio Dukagjinin, thotë se zgjidhja e vetme për veriun e Kosovës mbetet pakoja e Ahtisaarit.

“Mendoj se asnjë referendum në atë pjesë nuk do të ishte dobiprurës. Serbët në veri duhet të shikojnë atë se çfarë shkruan pakoja e Ahtisaarit, edhe nëse nuk u pëlqen. Ata mund të kenë struktura të vetat brenda territorit të Kosovës, mund të kenë autonomi, mund të mbajnë zgjedhje, por të gjitha këto duhet të jenë konform asaj që shkruhet në Planin e Ahtisaarit”, nënvizoi Lunacek.

Sipas saj serbët e Kosovës kanë kërkesa që nuk i përkrah as Qeveria e Serbisë. “Do të ishte shumë dobiprurëse nëse ata mbështeten në këtë plan dhe nuk kërkojnë gjëra që nuk i mbështet as Qeveria e Beogradit”, u shpreh raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Publikuar: 30.01.2012 | 14:33
Lexuar: 356 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime