Dy javë më parë presidenti francez kishte ftuar partnerët socialë për të diskutuar mbi mënyrat e ndryshme të zgjidhjeve. Intervista shërbente për t'u njoftuar francezëve vendimet e tij, 80 ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy në një intervistë të dielën në televizion prezantoi planet e tij për reformimin e tregut të punës. Ai njoftoi edhe vendosjen e një takse mbi transaksionet financiare.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy në një intervistë të dielën në televizion prezantoi planet e tij për reformimin e tregut të punës. Ai njoftoi edhe vendosjen e një takse mbi transaksionet financiare.
Gjashtë kanale televizive, ndër to dy më të mëdhenjtë në Francë u bashkuan vullnetarisht për të intervistuar presidentin në pallatin Elize.
Temën e kishte caktuar vetë Sarkozy: Papunësia në Francë. "Nëse kostot e punës tek ne janë më të larta se tek fqinjët si mund t'i ruajmë atëherë vendet e punës?" - tha Sarkozy.
Reforma sipas modelit gjerman
Dy javë më parë presidenti francez kishte ftuar partnerët socialë për të diskutuar mbi mënyrat e ndryshme të zgjidhjeve. Intervista shërbente për t'u njoftuar francezëve vendimet e tij, 80 ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Para së gjithash punëdhënësit do të paguajnë 13 miliardë më pak kontribute sociale, tha Sarkozy: "Këto 13 miliardë do t'i financojmë me dy mënyra: nga njëra anë do të rrisim me 1,6 për qind TVSH-në. Dhe do të rrisim me 2 për qind taksën mbi të ardhurat nga kapitali, pasi edhe të kamurit duhet të marrin pjesë në këtë punë."
Veç kësaj nga gushti Franca do të jetë vendi i parë në Eurozonë që do të vendosë një taksë mbi transaksionet financiare. Shumë prej propozimeve të Sarkozy-së i referohen ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder dhe planit të tij të reformave të titulluar "Axhenda 2010". Sarkozy e përdori vazhdimisht si kriter krahasimi Gjermaninë në intervistë, duke vënë në pah nivelin e ulët të papunësisë kryesisht tek të rinjtë dhe kontributet më të ulëta sociale.
Por shumë prej krahasimeve u hodhën poshtë nga ekspertët menjëherë pas intervistës, pasi ato nuk i përgjigjen shifrave që publikon rregullisht OECD. Edhe me faktet historike Sarkozy nuk ishte shumë i saktë: "Ditën që në Francë u vendos java 35-orëshe e punës në Gjermani sindikatat deklaruan: më në fund një lajm i mirë për vendet e punës në tek ne."
Kandidatura e Sarkozy-së edhe më tej në pikëpyetje
Por lajmin që shumë francezë prisnin prej tij Sarkozy nuk e dha: nëse do të kandidojë apo jo në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Sarkozy do ta thotë më vonë. Ai ka kohë deri në 16 mars. "Unë kam një takim me francezët dhe nuk do t'i shmangem atij. Thënë hapur ai po afrohet", deklaroi presidenti francez.
Sindikatat e para së gjithash zëdhënësit e kandidatëve socialistë nuk vonuan me kritikat ndaj intervistës. Zëdhënësi i partisë Socialiste Hamon u shpreh: "Në përfundim ai thotë se nuk ka ç'të bëjë dhe i referohet thuajse për çdo gjë zonjës Merkel. Por para së gjithash unë pashë një kandidat i cili shfrytëzon mjetet e presidentit për fushatën e tij elektorale."
Autor:
Johannes Duchrow, DW