E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Evangelos Venizelos e konsideroi planin gjerman një detyrim të pavend për të zgjedhur mes “asistencës financiare” dhe “dinjitetit nacional”.
Venizelos: Jo planit gjerman, po na kėrkojnė dinjitetin nacional


Ministri grek i Financave ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Gjermanisë, që Greqia të dorëzojë kontrollin e financave të saj në BE. Një ditë më parë, “Financial Times” zbuloi planin e Gjermanisë dorëzuar ministrive të Financave të eurozonës, në të cilin thuhej se në këmbim të marrjes së ndihmës-hua prej 130 miliardë eurosh, Greqia duhet të mbikëqyret nga një komisioner europian, i cili duhet të ketë të drejtën e vetos për vendimet financiare të qeverisë, nëse ato nuk janë sipas standardeve që kërkojnë kreditorët. Evangelos Venizelos e konsideroi planin gjerman një detyrim të pavend për të zgjedhur mes “asistencës financiare” dhe “dinjitetit nacional”.

Sipas Venizelos, propozimi “injoron disa leksione kyçe historike”. Ai tha se huadhënësit e BE-së kanë mjaftueshëm vëzhgues për programin e tyre të kursimit. Komentet e Venizelos erdhën në një kohë kur Greqia po përpiqet të arrijë një marrëveshje me kreditorët privatë për “qethjen” e 50 për qind të borxhit të vendit, një shumë prej rreth 100 miliardë eurosh. Sipas zyrtarëve të përfshirë në bisedime, negociatorët që përfaqësojnë bono-mbajtësit grekë kanë arritur një marrëveshje me Athinën në fundjavë, e cila mund të shkurtojë vlerën afatgjatë të bonove të blera privatisht me mbi 70 për qind. Por nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes është shtyrë mbi mosmarrëveshjet për mbushjen e deficitit të buxhetit nga masat aktuale të kursimit që ka marrë qeveria greke, borxhet e reja nga qeveritë e BE-së, apo banka Qendrore Europiane, e cila po përballet me presionin për të hequr dorë nga përfitimet mbi bonot greke me vlerë 40 miliardë euro që ajo mban.

Marrëveshja është themelore për paketën e re të huas për Greqinë, si dhe për pagesën e këstit të borxhit të saj të radhës prej 14.4 miliardë eurosh deri më 20 mars. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë Greqia do të jetë vendi i parë i zhvilluar ekonomik që falimenton në 6 dekada. Kryeministri grek, Lukas Papademos, udhëtoi mbrëmë për në Bruksel ku sot pritet të mbahet takimi i ministrave të Financave të BE-së, për të negociuar një hua të re për vendin e tij pas bisedimeve me kreditorët privatë gjatë gjithë ditës së diel.

Takimi

Para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Papademos u takua për tri orë me krerët e tri partive që përbëjnë koalicionin qeveritar. Ai tha pas takimit se ka një konsensus të madh mes tri partive në pushtet për planin dhe propozimet që do të bëhen në Bruksel.

Deklarata e Rehn

Një zëdhënës për komisionerin Ekonomik të Europës, Olli Rehn, tha se Komisioni Europian do të forcojë rolin monitorues në terren, por shtoi se detyrat ekzekutive do të merren nën përgjegjësinë e plotë të qeverisë greke. Ndërkohë Kryeministri grek, Lukas Papademos, ka kërkuar mbështetjen e sindikatave e palëve politike për më shumë reforma, pasi ato janë vënë si kusht edhe nga kreditorët privatë që vendit t’i falet 50 për qind e borxhit që u ka atyre.

Publikuar: 30.01.2012 | 14:52
Lexuar: 411 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime