Gjatë intervistës Sarkozy ka deklaruar se do rrisë me 1.6 përqind TVSH-në për të stimuluar ekonominë në rënie. Por kur një gazetar i tha se në Britani rritja e TVSH-së u pasua me rritje çmimesh, Sarkozy, i cili në vitin 2009 pati deklaruar se rritja e TVSH në Britani ka dështuar në stimulimin e ekonomisë- u shpreh Mbretëria e Bashkuar nuk ka më industri.
Gara për president në Francë po bëhet gjithmonë e më interesante. Presidenti Nicolas Sarkozy, që shpreson të rizgjidhet, por që në sondazhe është dobët, në një intervistë televizive, ka lënduar sërish ndjenjat e britanikëve. Daily Mail shkruan se Sarkozy është shprehur se Britania nuk ka më industri.
Gjatë intervistës Sarkozy ka deklaruar se do rrisë me 1.6 përqind TVSH-në për të stimuluar ekonominë në rënie. Por kur një gazetar i tha se në Britani rritja e TVSH-së u pasua me rritje çmimesh, Sarkozy, i cili në vitin 2009 pati deklaruar se rritja e TVSH në Britani ka dështuar në stimulimin e ekonomisë- u shpreh Mbretëria e Bashkuar nuk ka më industri.
Sarkozy tha se këtë masë e ka huazuar nga Gjermania, duke argumentuar se ka ndihmuar në rritjen e konkurrueshmërisë gjermane dhe nuk ka sjellë rritje çmimesh.
Kjo është e disata herë kur Sarkozy lëndon britanikët. Në tetor gjatë një samiti të BE, ai i tha kryeministrit britanik, Cameron, se sapo humbe një mundësi të mirë për ta qepur gojën.
Një muaj më vonë, gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse Gjermania e Franca po përpiqeshin të ndryshonin qeveritë në Itali dhe Greqi, Sarkozy tha: Ndoshta fakti që vini nga një ishull ju pengon që të kuptoni hollësitë e konstruktit evropian.
Ndërkohë Angela Merkel, kancelaria gjermane, ka deklaruar mbështetje për Sarkozy në këtë fushatë elektorale.
Gjatë intervistës Sarkozy po ashtu ka deklaruar se do të propozojë të ashtuquajturën Taksa e Robin Hudit për transaksionet financiare, një taksë që kryeministri britanik e quan çmenduri.