Departamenti i Sigurisë së Brendshme e cilësoi atë një rrezik potencial pasi kishte postuar në Twitter një informacion për miqtë e tij para se të udhëtonte për në Hollywood. I lirë këtë javë për thashetheme/po përgatitem përpara se të shkoj të shkatërroj Amerikën, shkroi i riu.
Dy turistë britanikë nuk u lejuan të hyjnë në SHBA për shkak se ishin tallur në Twitter duke thënë se po shkonin të shkatërronin Amerikën.
Leigh Van Bryan, 26 vjeç, u prangos dhe u mbajt për 12 orë në qeli pasi u ul në aeroportin e Los Angelos me shoqen e tij Emily Bunting.
Departamenti i Sigurisë së Brendshme e cilësoi atë një rrezik potencial pasi kishte postuar në Twitter një informacion për miqtë e tij para se të udhëtonte për në Hollywood. I lirë këtë javë për thashetheme/po përgatitem përpara se të shkoj të shkatërroj Amerikën, shkroi i riu.
Por policia e arrestoi sapo arriti në aeroport dhe e rrasën në një qeli me disa trafikantë meksikanë. Ai u lodh të shpjegonte se termi shkatërroj është një zhargon për festë, por ata nuk e besuan. Pas 12 orëve në qeli ata e kthyen atë me një avion që shkonte në Paris.