Ministri nuk deshi të prononcohet pas takimit por siç kuptuam, ai në takimin e sotëm ka insistuar që nxënësit që janë jashtë Shkupit të mos regjistrohen në Pançe Karagjozov pasi ata në qytetet e tyre kanë shkolla për mjekësi.
Me parulla Dëshirojmë të mësojmë aty ku duam e jo ku na çoni, si dhe Poshtë konkursi diskriminues, nxënësit shqiptarë që kanë konkurruar në shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata goditën me domate dhe vezë në godinën e Ministrisë. Përfaqësues të këshillit të prindërve sot u takuan me ministrin e arsimit por takimi mbaroi pa ndonjë zgjidhje konkrete.
Protesta e nxënësve u mbështet edhe nga deputeti Safet Neziri si dhe këshilltari në qytetin e Shkupit nga radhët e Demokracisë së Re, Bekim Fazliu.
Biseda konkrete jo, konkretisht nuk kemi as nga ana jonë e as nga ana e tyre. Kështu që mbetemi në të njejtin qëndrim për 8 paralele. Sot mbarojnë protestat pasi 3 ditë jemi para ministrisë, dëshiruam të hënën të protestojmë para qeverisë por pasi e mbledhim dokumentacioni për të shohim se cili është numri i saktë i nxënësve dhe pastaj do të ulemi të bisedojmë, sepse ndoshta janë 300 në 8 paralele e ku do të shkojnë ata?, theksoi Enver Miftari kryetar i këshillit të prindërve.
Ministri nuk deshi të prononcohet pas takimit por siç kuptuam, ai në takimin e sotëm ka insistuar që nxënësit që janë jashtë Shkupit të mos regjistrohen në Pançe Karagjozov pasi ata në qytetet e tyre kanë shkolla për mjekësi.
Ne mendojmë se këto prindër dhe këtë nxënës kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën e tyre kjo korrespodon edhe me drejtën e tyre ligjore. Gjithashtu kemi një kontradiktë nga ajo që jepet një kampanjë agresive nëpër mediume ku qeveria kinse ofron kushte të barabarta për shkollimin e të gjithë nxënësve, mirëpo prezenca e gjithë këtyre personave këtu tregon se kemi probleme, deklaroi Bekim Fazliu- këshilltar në Qytetin e Shkupit prej Demokracisë së Re.
Këshilli i prindërve të nxënësve shqiptarë që kanë konkurruar në shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov u bëjnë apel nxënësve që dokumentet që shkolla ua kishte kthyer me postë, ti sjellin të hënën në shkollën Pançe Karagjozov nga ora 10 deri në orën 12.