Biznesmenë nga Maqedonia dhe Britania në drekë pune në verarinë mes tjerash biseduan edhe për bashkëpunimin në industrinë e ushqimit dhe të verës.
Hotelieria, xehtaria, sektori bankar, telekomunikacionet, janë sferat për të cilat tregojnë interes për investim një pjesë e biznesmenëve bankarë, të cilët e shoqërojnë princin Majkëll nga Kenti gjatë vizitës së tij në Maqedoni.
"Rininë, vitalitetin dhe energjinë që e takuam këtu është diçka që na impresoi më së shumti. Ka mundësi të mëdha për investim, të cila shpresoj se do të realizohen gjatë muajve të ardhshëm", deklaroi mes tjerash biznesmeni Aleks Dejvis gjatë vizitës së sotme të delegacionit britanik, të udhëhequr nga princi Majkëll në verarinë "Skovin" në Shkup.
Biznesmenë nga Maqedonia dhe Britania në drekë pune në verarinë mes tjerash biseduan edhe për bashkëpunimin në industrinë e ushqimit dhe të verës.
Sipas kryetarit të Biznes grupit britanik Rej Pauer, veçmë ka interes të rëndësishëm për më shumë sfera specifike nga ana e delegacionit.
"Kjo vizitë është e rëndësishme për thellimin e biznes lidhjeve mes Britanisë dhe Maqedonisë dhe jam i sigurtë se do të ketë rezultate së shpejti pas përfundimit të saj", deklaroi Pauer.
Marija Miteva, drejtoreshë ekzekutive e verarisë "Skovin" vlerëson se takimet e drejtpërdrejta dhe bisedimet si ato të sotme janë mënyra më e mirë dhe më e suksesshme për prezantimin dhe shitjen e prodhimeve të vendit.
Princi Majkëll nga Kenti, i cili gjendet për vizitë pune në Maqedoni, gjatë ditëve të kaluara ka realizuar takime me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Inicitiva për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë është vazhdim i takimit të vitit të kaluar mes odave ekonomike të dy vendeve në Shkup.