E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Interesi im i kësaj vizite ishte për tu njohur dhe për të dëgjuar përsëafërmi me të gjitha shqetësimet dhe nevojat që ka qytetari i Gostivarit që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik urbanistikë, çështjen e punësimit, çështjen e migracionit dhe çështje të tjera me interes të qytetarëve të Gostivarit”, deklaroi Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Ambasadori shqiptar vizitoi Gostivarin















Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Çejku, sot zhvilloi një vizitë pune në Gostivar ku u prit nga kryetari i kësaj komune Rufi Osmani. Në fokus të këtij takimi ka qenë 100 ditëshi i mënyrës së funksionimit të Komunës së Gostivarit prej se në krye të saj gjendet Rufi Osmani si dhe bashkëpunimi i Komunës së Gostivarit me komunat e Shqipërisë.

“Interesi im i kësaj vizite ishte për tu njohur dhe për të dëgjuar përsëafërmi me të gjitha shqetësimet dhe nevojat që ka qytetari i Gostivarit që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik urbanistikë, çështjen e punësimit, çështjen e migracionit dhe çështje të tjera me interes të qytetarëve të Gostivarit”, deklaroi Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

“Ne jemi shumë të interesuar si Komunë të kemi parasysh përvojat pozitive që i kanë aplikuar në Shqipëri, në kuptim të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të egër kushtimisht thënë, përvojat e suksesshme për tejkalimin e problemit të ujit për pije, dhe tejkalimin e problemit për sanimin e deponive që ne i kemi probleme mjaft të theksuara”, tha Rufi Osmani – kryetar i Komunës së Gostivarit.

Publikuar: 22.07.2009 | 06:50
Lexuar: 932 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime