E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej periudhës 7 deri më 21 Shkurt 2012 një grup prej 20 nxënësish të shkollave fillore të Komunës së Tetovës dhe Tearcës do të marrin pjesë në Shkëmbimin ndërkombëtar dyjavor, i cili do të mbahet në Fshatin e Fëmijëve në Trogen, Zvicër.
CED, promovim i vlerave kulturore nė Zvicėr





Bëhet fjalë për një projekt që realizohet me përkrahje të Fondacionit për fëmijë Pestaloci, e cila është organizatë Zvicërane që promovon bashkëjetesë paqësore në mbarë botën përmes përforcimit të aftësive dhe të drejtave të fëmijëve. Për këtë qëllim organizata përkrah projekte për avancimin e realizimit të drejtave të fëmijëve në fushat ku ata kanë qasje deri në mësim kualitativ dhe mësim ndërkulturor në shumë vende të botës. Grupi i Tetovës së bashku me fëmijë nga Kavadari kanë mundësi për dy javë që të shkëmbejnë mendime, ide dhe përvoja me fëmijë nga Zvicra dhe Gjermania, si dhe do të marrin pjesë në kurse për çështje ndërkulturore dhe të drejtat e fëmijëve theksoi Metin Muaremi, Kryetar i Qendrws pwr edukim dhe zhvillim (CED)
I tërë programi bazohet në parimet të cilat i promovon organizata botërore UNESKO, ku fëmijët së pari përfitojnë njohuri përmes aktiviteteve teorike, pason pjesa ku ata aftësohen që njohuritë e përfituara t’i praktikojnë përmes të jetuarit bashkë për dy javë në Trogen.

Fëmijët nga rajoni i Tetovës para nacionaliteteve, përmes punëtorive dhe prezantimeve të ndryshme do t’i prezantojnë vlerat e ndryshme kulturore si ushqime, veshje dhe rite të tjera nga rajoni ynë, me qëllim promovim të këtyre trevave si vende ku çmohet kultura.
Përndryshe ky aktivitet implementohet nga organizata Qendra për edukim dhe zhvillim(CED), e cila prej vitit 2009 bashkëpunon me Pestalocin duke synuar që bashkarisht të promovojnë të mësuarit ndërkulturor, i cili është kualifikim kyç për çdo individ në botën e sotshme globale
CED, promovim i vlerave kulturore në Zvicër
CED, promovim i vlerave kulturore në Zvicër
CED, promovim i vlerave kulturore në Zvicër
CED, promovim i vlerave kulturore në Zvicër
CED, promovim i vlerave kulturore në Zvicër
CED, promovim i vlerave kulturore në Zvicër

Publikuar: 31.01.2012 | 16:11
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
abdilsamet Mamuti (01/02/2012 11:08:53) ju deshiorj sukses dhe caste te mira ne zvicer.do te shkoni ne qytetinku un kam jetuar 3,8 muaj.Trogen ne Sant Gallen.Kalofshi mire

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime