Mendoj se do të arsyetoj mendimet pozitive që ka pasur kryesia e klubit, stafi teknik dhe simpatizuesit e klubit. Mendimi im për klubin është vetëm në superlative dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi shumë suksese së bashku
Ekskluzivisht për Yllpress, flet përforcimi i ri i Shkëndijës
Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet drejtuesve të klubit ët futbollit Shkëndija dhe futbollistit nga Shkupi, Ertan Demiri (24-01-1979), të martën në lokalet e klubit edhe zyrtarisht ka firmosur kontratën se në të ardhmen do të jetë pjesë e ekipit kuqezi. Të pranishëm në këtë akti ishte nënkryetari i klubit Idriz Ibishi dhe sekretari i përgjithshëm Fikret Shaqiri. Mendoj se me angazhimin e Ertan Demirit Shkëndija ka përmbushur premtimin se do të sjell futbollist cilësor në radhët e veta tha me këtë rast nënkryetari Idriz Ibishi. Ndërsa futbollisti Ertan Demiri i cili gjatë karrierës së vetë ka luajtur në klube të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë vendit ku edhe ka fituara tituj të kampionit , me gjithat u shprehë tepër i kënaqur me vetë faktin se është bërë pjesë e ekipit që është edhe simbol i futbollit shqiptar në Maqedoni .Do të jetë një përvojë, të shpresojmë e ëmbël. Mendoj se do të arsyetoj mendimet pozitive që ka pasur kryesia e klubit, stafi teknik dhe simpatizuesit e klubit. Mendimi im për klubin është vetëm në superlative dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi shumë suksese së bashku i tha ekskluzivisht gazetës Yllpress, futbollisti Ertan Demiri me njëherë pas firmosi marrëveshjen me Shkëndijën.

Pyetjes se a thau vallë , Ertan Demiri do të përfundon karrierën në ekipin Shkëndija, ai tha :Futbollit asnjëherë nuk i dihet , por unë them se 90 % (përqind) se Shkëndija do të jetë klubi im fundit. Për në fund futbollisti nga Shkupi i vetëdijshëm për numrin madh të tifozëve kuqezi iu drejtua me këto fjalë:Tifozëve të Shkëndijës mund t;ju premtojë se do gjithmonë do të japi atomin e fundit të forcës time vetëm e vetëm që të kemi rezultate pozitive, jam shumë optimist.
Ertan Demiri të martën iu bashkëngjiti shokëve të rijë në seancën stërvitore q ë u zhvillua te salla sportive Ramstore në Tetovë, ndërsa që të enjten do të udhëton me ekipin në përgatitjet e fazës së dytë në Anatli.
SH.SINANI