E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një komunikatë për media, partia e Gruevskit, fton Bakojanin të bëjë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të ishte e mbështetur në parimet e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, mirëkuptimit, frymës evropiane dhe së drejtës ndërkombëtare.
VMRO-DPMNE fton Bakojanin tė shpreh vullnet tė mirė














VMRO-DPMNE fton ministren e Jashtme të Greqisë Dora Bakojani, të shpreh vullnet të mirë, racional dhe qasje serioze në vazhdimin e bisedimeve për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për çështjen e emrit.

Në një komunikatë për media, partia e Gruevskit, fton Bakojanin të bëjë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të ishte e mbështetur në parimet e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, mirëkuptimit, frymës evropiane dhe së drejtës ndërkombëtare.

“Ajo që është më brengosëse, është përputhja e kohës së dhënies së deklaratave rreth çështjes së emrit mes zonjës Dora Bakojani dhe zotit Branko Cërvenkovski. Deklaratat e tyre ishin në kontekst të përpjekjeve të fundit të ndërmjetësit Metju Nimic”, thuhet në komunikatën e VMRO DPMNE-së. Sipas partisë së Gruevskit, tezat e Bakojanit dhe Cërvenkovskit, janë plotësisht të njëjta.

Reagimi i VMRO DPMNE-së, vjen pasi që nga kabineti i ministres së Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, kishin deklaruar se "Orientimi euro-atlantik i vendit dhe popullit të Gruevskit kërkon një zgjidhje të pranueshme dypalëshe lidhur me këtë çështje, një emër të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm”.

Ndërkohë kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski dje tha se “zgjidhja eventuale e çështjes së emrit për përdorim ndërkombëtar, nuk guxon të krijojë bazë, mbi të cilën do të ndryshojë emri dhe gjuha maqedonase”. Përplasjet diplomatike mes Shkupit dhe Athinës, u shtuan pas një intervistë të kryeministrit Nikolla Gruevski, për të përjavshmen "Forum", në të cilën ai akuzoi palën greke për mungesë gatishmërie për zgjidhjen e kontestit të emrit.

“Përputhja e rastësishme e deklaratave të Cërvenkovskit dhe Bakojanit nuk ka të bëjë me asnjë shkak përveçse në ekzistimin e një logjike të shëndoshë e cila te Gruevski nuk ekziston. Nga kjo, zoti Gruevski ose negocioni ose ndërprisni bisedimet. Mos nënçmoni dhe gënjeni më popullin”, deklaroi Emilijan Stankoviç, deputet i LSDM–së.

Kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski tha dje se “zgjidhja eventuale e çështjes së emrit për përdorim ndërkombëtar, nuk guxon të krijojë bazë, mbi të cilën do të ndryshojë emri dhe gjuha maqedonase”.
“Do të mundohem me shumë kujdes të përcaktojë pozicionin i cili nuk duhet të jetë vetëm i LSDM-së por edhe i Maqedonisë.

Ai është se emri i ri eventual për Maqedoninë në komunikimin ndërkombëtare nuk duhet të krijojë bazë sipas të cilit do të riemërohej gjuha dhe populli maqedonas. Të jap një ilustrim pa paragjykuar se është në rregull si propozim apo jo; të themi republika veriore e Maqedonisë; ne duhet të mbrohemi që të tjerët gjuhën tonë mos ta quajnë maqedono-veriore apo popullin tonë, si maqedono-verior”, deklaroi dje Cërvenkovski.

Nga VMRO DPMNE kërkojnë nga LSDM që mos të pengojnë procesin negociues me përplasje publike por të përfshihen në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e problemit që është në interes të shtetit.

Meral Ismaili

Publikuar: 23.07.2009 | 05:58
Lexuar: 270 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime