Përshëndetje të gjithëve. Dua tju falenderoj për mbështetjen dhe fjalët e mira. E vlerësoj shumë. Falemnderit sërish! Jeni fansat më të mirë në botë!
Në kohën që Seal e ka diskutuar hapur ndarjen nga Heidi Klum në shumë intervista televizive, vetë modelja ka qenë e heshtur.
Por, më në fund edhe 38-vjeçarja ka vendosur ti drejtohet publikut për herë të parë që pas ndarjes nga këngëtari në fillim të këtij muaji. Në profilin e saj në Twitter supermodelja ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen.
Përshëndetje të gjithëve. Dua tju falenderoj për mbështetjen dhe fjalët e mira. E vlerësoj shumë. Falemnderit sërish! Jeni fansat më të mirë në botë!
Ky mesazh vjen pasi ish-bashkëshorti i saj u shpreh në një program televiziv amerikan se ka një mundësi ribashkimi.
Heidi-n e dua me gjithë shpirt. Si mund të mos duash dikë me të cilin ke qenë i martuar prej tetë vitesh? Nuk i dihet, mbase rinisim nga e para lidhjen tonë, por unë flas për vete, jo në emër të saj, ishte shprehur Seal.