"Kjo Call-qendër është ajo në çka punuam më intensivisht gjatë muajve të fundit për zhvillimin e teknologjisë informatike në Republikën e Maqedonisë. Këto vende të punës do të vijnë vende si Anglia, Afrika e Jugut, India, Rusia dhe vende të tjera", theksoi Pavlevski.
Kompania britanike e teknologjisë së lartë do të investojë në Maqedoni, me çka do të hapen prej 50 deri 200 vende të reja të punës, paralajmëroi ministri për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavlevski.
"Dy ditët e kaluara patëm bisedime intensive dhe të suksesshme me biznesmenë të cilët erdhën së bashku me princin Majkëll nga Kenti. Jemi shumë afër marrëveshjes për hapjen e një Call-qendre të re në Maqedoni në teknologjinë e lartë", deklaroi mbrëmë Pavllevski në gala mbrëmjen humanitare, të organizuar për nder të vizitës zyrtare në Maqedoni të princit Majkëll nga Kenti.
Investuesve, siç tha, kryesisht u pëlqen që Maqedonia ka mjaft fuqi punëtore intelektuale me arsim të lartë.
"Kjo Call-qendër është ajo në çka punuam më intensivisht gjatë muajve të fundit për zhvillimin e teknologjisë informatike në Republikën e Maqedonisë. Këto vende të punës do të vijnë vende si Anglia, Afrika e Jugut, India, Rusia dhe vende të tjera", theksoi Pavlevski.
Sipas tij, ky është projekt mjaft me rëndësi dhe tregon se Maqedonia ka fuqi punëtore të cilësisë së lartë, posaçërisht në teknologjinë informatike.
Pavlevski informoi se me biznesmenët nga ANglia diskutuan edhe për investime në sfera të tjera, në agrokulturë, ndërtimin e hoteleve luksoze në afërsi të disa qendrave të skijimit, ndërsa ka interesim edhe për koncesione në xehtari.