E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Siria asnjëherë nuk do të pranojë t'i shkelet sovraniteti i saj", deklaroi ambasadori. "A nuk është e çuditshme që Liga arabe të kërkojë nga Këshilli mbështetje për veprimet e saj kundër Sirisë, pasi Siria gjithmonë e ka mbrojtur akuzën e vendeve arabe".
Siria nėn thjerrėn e Kėshillit tė Sigurimit tė KB-sė






Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe dhe kryeministri i Katarit dje i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së të ndërmarrë veprime të shpejta që ta ndërpresë dhunën eskaluese në Siri dhe ta miratojë planin e Ligës arabe, që parasheh presidenti Bashar Asad t'ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit, kumtuan agjencitë.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe Nabil al Arabi i bëri thirrje Këshillit të sjell "masa të shpejta dhe vendimmarrëse", derisa sheiku i Katarit Hamad ben Xhasem al Tani paralajmëroi se "makina siriane për vrasje akoma punon me avullim të plotë".

Al Arabi dhe sheiku Hamad në mënyrë decide nënvizuan se vendet arabe po tentojë t'i shmangen intervenimit luftarak në krizën 10-mujore në Siri.

Kryeministri i Katarit Këshillit i rekomandoi t'i shfrytëzojë levat ekonomike në vend të atyre ushtarake.

Në seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit, Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje organit 15-anëtarësh të organizatës botërore ta miratojë propozim-rezolutën evropiano-arabe e cila e mbështet planin e Ligës arabe.

Klinton nënvizoi se dhuna në Siri po përkeqësohet nga dita në ditë dhe vendin po e çon në prag të luftës civile.

"Anoni nga populli në Siri ose bëhuni aleatë në dhunën e atjeshme", deklaroi Klinton. "Disa anëtare të Këshillit vlerësojnë se rezoluta është identike në Libinë e dytë, që është analogji e gabuar".

Gjatë debatit të ashpër të përfaqësuesit të përhershëm të Sirisë në KB Bashar Xhaferi e hodhi poshtë çdo mundësi për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare në angazhimet e saj" që t'i ndërpresë luftërat.

"Siria asnjëherë nuk do të pranojë t'i shkelet sovraniteti i saj", deklaroi ambasadori. "A nuk është e çuditshme që Liga arabe të kërkojë nga Këshilli mbështetje për veprimet e saj kundër Sirisë, pasi Siria gjithmonë e ka mbrojtur akuzën e vendeve arabe".

Xhafari i hodhi poshtë akuzat kundër qeverisë së tij, të dërguara nga anëtare e Këshillit, duke nënvizuar se ngjarjet në vitin e fundit në Siri janë pasojë e okupimit britanik të Lindjes së Afërt gjatë shekullit 20-të.

KB nuk duhet të përzihet në konfliktin e brendshëm në Siri, deklaroi ambasadori rus në KB, Vitalij Çurkin, duke e hedhur poshtë propozim rezolutën e re me të cilën kërkon tërheqjen e Asadit dhe përfundimin e dhunës.

"Këshilli i Sigurimit nuk mund të vendos parametra për qërim hesapesh të brendshme. Thjeshtë nuk ka mandat për atë", tha Çurkin.

Publikuar: 01.02.2012 | 12:46
Lexuar: 273 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime