E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas opozitës, u dëshmua se më me rëndësi janë pazaret politike, se sa përmbushja e agjendës evropiane. Nga VMRO DPMNE-ja mohojnë të ketë pasur marrëveshje midis partnerëve të koalicionit ndërkohë që zëvendëskryeministri Abdulhaqim Ademi nuk mohon një gjë të tillë.
Kritika tė ashpra Ligjit pėr punė tė brendshme












Opozita ka reaguar ashpër mbi sjelljen pa konsensus të Ligjit për punë të brendshme gjatë ditës së djeshme. Sipas deputetëve të LSDM – së dhe PLD – së me këtë ligji synohet partizimi i policisë në funksione udhëheqëse nëpërmjet një marrëveshje të arritur midis dy partive në pushtet asaj të Gruevskit dhe Ahmetit.

Me këtë, sipas opozitës, u dëshmua se më me rëndësi janë pazaret politike, se sa përmbushja e agjendës evropiane. Nga VMRO DPMNE-ja mohojnë të ketë pasur marrëveshje midis partnerëve të koalicionit ndërkohë që zëvendëskryeministri Abdulhaqim Ademi nuk mohon një gjë të tillë.

“Për herë të parë, për herë të parë dëgjoj për një marrëveshje të tillë”, tha Sillvana Boneva, deputete e VMRO–DPMNE-së.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje sekrete. Ne jemi partnerë të koalicionit dhe për gjithçka që merremi vesh nuk do të thotë se është marrëveshje sekrete. Ne për çdo ditë kemi bisedime jo vetëm për ligjin për punë të brendshme por edhe për çështje të tjera që janë aktuale”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi.
Në bazë të informative jo zyrtare marrëveshje midis partnerëve të koalicionit sa i përket këtij ligji është arritur në pjesën ku parashihen emërimet e drejtuesve shqiptarë në 5 sektorë të ndryshëm të MPB-së.

“Miratimi i ligjit për punë të brendshme për VMRO–DPMNE-në është përfitim i një policie sekrete e cila do të shfrytëzohet për qëllime partiake ndërsa për BDI–në do të paraqesë punësime të reja partiake. Në mënyrë shtesë ashtu siç do të bie besueshmëria e kryeministrit ashtu çmimi i pazareve të këtilla do të rritet dhe do të shkojë në dëm të drejtpërdrejt të qytetarëve dhe të shtetit”, deklaroi Emiljan Stankoviç, përfaqësues i LSDM-së.

“Do tu rikujtojë në kriterin e 6 nga 8 gjithsej që kishte Maqedonia ku thuhet: të sigurohet punësimi dhe avancimi në karrierë të nëpunësve shtetërorë pa qenë objekt i përzierjeve politike. Dhe në kundërshtim të kriterit të gjashtë sot dëgjuam se kemi punësime sipas përkatësisë partiake”, u shpreh Andrej Zhernovski nga PLD.
Derisa opozita akuzon se partnerët e koalicionit kanë shpejtuar me miratimin e ligjit për punë të brendshme shkaku i vizitës së nesërme të komisionerit evropian Oli Ren, nga VMRO DPMNE-ja thonë se miratimi i ligjeve nuk bëhet për tu lavdëruar para dikujt por për shkak se kjo do të shërbej për të mirën e qytetarëve dhe gjithashtu nënkupton plotësim të standardeve evropiane.

Meral Ismaili

Publikuar: 23.07.2009 | 06:01
Lexuar: 423 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime