Shkaqet për pakënaqësinë dhe motivin e kthimit në VMRO-DPMNE do të elaborohen në mënyrë përkatëse, do të ketë edhe momente skandaloze. Georgievski mbeti vetëm, i rrethuar me disa anëtarë të kabinetit të tij personal. Karriera e tij ka përfunduar, thekson burimi i njëjtë për Netpres.
VMRO-Partia Popullore po shpërbëhet dhe po kthehet në partinë amë VMRO-DPMNE e cila mbetet të jetë partia e vetme e së djathtës në skenën politike, publikon Netpres, duke iu referuar burimeve të larta partiake.
Mospajtimet të cilat kanë zgjatur disa muaj midis udhëheqësisë së VMRO- Partisë popullore të kryesuar nga Marian Dodovski, sekretari i përgjithshëm Mile Jakimoski dhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv dhe Komitetit qendror nga njëra anë, dhe Lubço Georgievskit dhe bashkëpunëtorëve të tij nga kabineti i tij, kanë shkëmbyer kolumna këtyre ditëve, kur liderit në hije i është kumtuar kumtesa e udhëheqësisë se ata do ta respektojnë vullnetin e anëtarësisë dhe do të kthehen në VMRO-DPMNE, të cilën e ndjejnë si partinë e tyre amë. Georgievski është nervozuar dukshëm. Një përfaqësues i lartë i partisë e ka konfirmuar informacionin. Thotë se partia është përgjysmuar dhe gjatë disa muajve të kaluar anëtarësia e partisë Popullore masovikisht kalon në VMRO-DPMNE dhe se vendimi i tyre është pasojë logjike e vullnetit të anëtarëve, dhe se ajo që mbeti nga VMRO-Partia popullore kthehet në VMRO-DPMNE. Këtë akt të kalimit në VMRO-DPMNE përveç KD dhe KQ e mbështesin edhe veteranët, gratë dhe të rinjtë e partisë, si dhe shumica e anëtarëve dhe kryetarët e komiteteve komunale.
Shkaqet për pakënaqësinë dhe motivin e kthimit në VMRO-DPMNE do të elaborohen në mënyrë përkatëse, do të ketë edhe momente skandaloze. Georgievski mbeti vetëm, i rrethuar me disa anëtarë të kabinetit të tij personal. Karriera e tij ka përfunduar, thekson burimi i njëjtë për Netpres.
Nga VMRO-DPMNE, në pyetjen për komentimin e këtyre informacioneve shkurtimisht deklaruan se "kryesisht kush dëshiron të anëtarësohet në parti janë të mirëseardhur".