E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompanite e autobuseve kane pezulluar udhetimet per disa linja, duke detyruar njerezit te perballen me kushtet e ashpra atmosferike gjate rruges per ne pune, shkolle apo shtepi.
Ngrin Evropa dhe Ballkani, temperaturat deri -31





Temperatura nën zero kanë përfshirë Greqinë duke detyruar autoritetet të mbyllin rruge e shkolla e duke shkaktuar reduktim te furnizimit me ujë të pijshem.

Në disa zona te vendit, termometri pritet te shenoje – 14 grade celsius. Shume rruge jane mbuluar nga bora e akulli dhe mund te kalohen vetem me zinxhire. Aq ftohte eshte ne Athine sa tubat e ujit kane ngrire, thote Reuters.

Sipas mediave lokale, nje burre vdiq nga hipotermia ndersa tentonte te kalonte ilegalisht kufirin nga Turqia per ne Greqi. Fronti i Ftohte, qe nisi te pershkallezohej javen e kaluar, pritet te vazhdoje per disa dite te tjera.

Ngricat ne Europen Qendrore e ate lindore ku njerezit jane pergjithesisht te mesuar me ftohtin, kete here i zune ne befasi per shkak se vijne pas nje moti relativisht te bute.

Temperaturat jane ulur rrezikshem ne Rusi, ku parashikimet per nje minimale prej -45 gradesh celsius ne rajonin jug-siberian Khakassia tregojne se kjo situatë do te zgjase te pakten deri javen e ardhshme.

Kompanite e autobuseve kane pezulluar udhetimet per disa linja, duke detyruar njerezit te perballen me kushtet e ashpra atmosferike gjate rruges per ne pune, shkolle apo shtepi.

"Vishem sa me trashe qe te mundem.Eshte e vertete se nuk kam vene kapuc si shumica e nxenesve te tjere, por edhe me te, i ftohti perseri mbetet i tmerrshem", thotë një vajzë.
Ngrin Evropa dhe Ballkani, temperaturat deri -31

Autoritetet lokale keshillojne qytetaret te qendrojne brenda sa me shume te jete e mundur. Nga ana tjeter ka nisur puna per forcimin e kontrollit mbi furnizimin me energji. Oret e mesimit jane pezulluar. – 33 grade u shenua gjate nates ne Ukraine, i ftohti me i madh ne 6 vjet.

– 31 grade shenoi termometri ne Bosnje, - 30 ne Poloni, Rumani dhe Bullgari. Me dhjetera jane viktimat e te ftohtit ne Europe, pjesa me e madhe e te cileve te pastrehe. Mbi 600 vete kane kerkuar ndihme mjekesore per hipotermi dhe probleme morthi.

Mjaft analiste besojne se te pakten ne rastin e Ukraines, faji kryesor per vdekjet e regjistruara rendon mbi trashegimine e periudhes sovjetike, kur te pastrehet shiheshin me percmim dhe si njerez qe ne vend te ndihmes, meritojne ndeshkimin.

Publikuar: 01.02.2012 | 14:47
Lexuar: 491 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime