E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rektori i UP-së, Mujë Rugova është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë pasi ka arritur t’i “shtrëngojë” dekanët e fakulteteve që nuk iu përgjigjën vendimit të Rektoratit për të sjellë programet për doktoratë.
UP, miratohen programe tjera pėr doktoratė






Universiteti i Prishtinës (UP) nuk do të shpallë konkursin për doktoratë vetëm në gjashtë njësi akademike, ashtu siç ishte vendosur më parë. Konkursi për doktoratë, i zvarritur që nga shtatori i vitit të kaluar, me premtimin se do të shpallej prej muajit në muaj, të martën është premtuar sërish të shpallet në dhjetëditëshin e parë të shkurtit.

Rektori i UP-së, Mujë Rugova është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë pasi ka arritur t’i “shtrëngojë” dekanët e fakulteteve që nuk iu përgjigjën vendimit të Rektoratit për të sjellë programet për doktoratë.

Sipas rektorit, udhëheqësit e disa njësive akademike janë bindur për të hapur këto drejtime pasi kanë marrë një urdhër të prerë nga ana e tij. Ai i ka quajtur këta dekanë dembelë dhe që kanë hezituar të punojnë edhe për një punë tjetër, për të cilën ai thotë se paguhen.

“I shtyri urdhri. I kanë kushtet më të mira se universitetet e rajonit, 60 vjet jemi me fakultete ne. Por, ka qenë arsyeja se kanë përtuar t’i hyjnë kësaj pune. Si t’i hyjnë kësaj pune, pasi rrogat i marrin njësoj dhe pse t’i nxjerrin vetes punë pastaj”, ka thënë Rugova, duke bërë të ditur se fakultetet që nuk do të shpallin konkursin janë ato që nuk kanë kushte sikurse Fakulteti i Edukimit dhe fakultetet e shkencave teknike të aplikuara.

“Prej 12 -13 njësi akademike i kanë sjellë programet, vetëm tri-katër jo, që nuk kanë kushte”. Rektori ka njoftuar se programet e miratuara të martën në Senat, do të dërgohen në Agjenci të Akreditimit të Kosovës dhe në Ministrinë e Arsimit, që e kanë për obligim të rregullojnë çështjen e akreditimit.

Për gjashtë fakultete janë nënshkruar programet për t’u shpallur, kurse për të tjerat MASHT-i ka paralajmëruar përshpejtim të procedurave për t’u kryer me kohë akreditimi dhe që të shpallet konkursi. (zëri)

Publikuar: 01.02.2012 | 16:13
Lexuar: 222 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime