E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krerët e Kosovës thonë se nuk do të lëvizin asnjë hap përtej kompromisit të bërë me pakon e Ahtisarit për integrimin e veriut të Kosovës.
Nuk pranojmė kushtėzimet e Serbisė pėr EULEX-in


Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë shprehur rezerva ndaj një analize të publikuar një ditë më herët nga një institut studimor kosovar për qytetin e ndarë të Mitrovicës. Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka nxjerrë raportin "Vështrim Përtej Urës së Mitrovicfës- Një Pako Propozim "Ahtisari Plus" ku sugjerohen një varg masash ekonomike e politike për integrimin e qytetit tash e 9 vite të ndarë dhe për rikthimin e rendit e ligjit në pjesën veriore të Kosovës. Por, Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kanë thënë se institucionet e Kosovës nuk do të lëvizin asnjë hap përtej kompromisit të bërë me pakon e Ahtisarit.

"Nuk mund të kushtëzohet EULEX me lojërat e Serbisë në këtë rast. Dhe në këtë kuadër ne do te instistojmë që me projekte zhvillimore të bëjmë punë që gjithë shtrirja integrale e kosovës të ketë zhvillim simetrik", tha presidenti Fatmir Sejdiu.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi thotë se mirë është të ketë ide dhe mendime të reja, por analiza e KIPRED-it tejkalon mendimin e një analize.

"Për Kosovën ka pasur kompromis të dhimbshëm që ka qenë pakoja e Ahtisaarit dhe çdo kompromis tjetër është I pamendueshëm. Askujt nuk duhet t'I japim hapërisë të mendoj për një kompromis më të madh se sa me Ahtisarin", shtoi Kuçi.

Drejtori I Institutit KIPRED, Lulzim Peci thotë se implementimi I këtij studimi kërkon që paraprakisht EULEX të vendoset në pjesën veriore të Kosovës dhe t'I marrë kompetencat nga UNMIK-u.

"Plani I Ahtisarit ka qenë plan politik. Ai nuk ka ofruar zgjidhje ekonomike për Kosovën, por ne mendojmë se zgjidhja ekonomike duhet t'I bashkangjitet këtij plani në mënyrë që të ketë sukses zbatimi I tij. Mendojmë që është I arritshëm sepse ky është plani I vetëm I bërë nga vendorët. Planet tjera kanë qenë të bëra nga të huajt dhe mendojmë se është shumë I realizueshëm", theksoi Lulzim Peci.

Ky studim thotë se Qeveria e Kosovës ka treguar mungesë të nismave serioze politike për menaxhimin e situatës së tanishme dhe qasjes ndaj popullatës serbe. Në tri fazat e parashikuara të implementimit të këtij plani parashihet vendosja e sundimit të ligjit, zbatimi decentralizimit dhe jetësimi I masave që kanë të bëjnë me krijimin e znës së veçantë të investimeve dhe zonës së lirë doganore.

Publikuar: 28.10.2008 | 12:51
Lexuar: 360 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime