E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta në paraqitjen e tij tha se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit filluan fazat e para të decentralizimit dhe se me decentralizimin që filluar para gjashtë viteve kanë fituar qytetaret nëpër të gjitha komunat.
Prezantohet Raporti pėr decentralizimin 2006-2011


Në organizim të misionit të OSBE-së në Shkup, u mbajt Forumi me temë “Decentralizimi dhe qeverisja e mirë në pushtetin lokal", ku u prezantuan rezultatet nga Raporti për decentralizim 2006-2011.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta në paraqitjen e tij tha se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit filluan fazat e para të decentralizimit dhe se me decentralizimin që filluar para gjashtë viteve kanë fituar qytetaret nëpër të gjitha komunat. Ai tha se decentralizimi duhet të vazhdoje edhe në sferat tjera, sepse sa më shpejtë do të bëjmë decentralizimin e pushtetit aq më herë do të kemi forcim të komunave me kapacitete financiare.

“Me decentralizimin filloi një periudhë e re nëpër të gjitha komunat e republikës. Me decentralizimin qytetarët e panë se çka mund të bëjnë për komunat e tyre dhe çka mund të bëjnë për vendin e tyre. Me decentralizimin fituan të gjithë qytetarët dhe prandaj duhet ta forcojmë decentralizimin se decentralizimi shkon në interes të të gjithë qytetarëve. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet të ndryshme, me organizatat joqeveritare, punon në zhvillimin e decentralizimit, sepse ky proces është shtyllë e demokracisë dhe kusht për qeverisje më të mirë në nivel lokal”, tha ministri Bejta.

Ai i përmendi disa ligje që sipas tij me këto ligje qytetarët fituan shumë të drejta të tyre dhe ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Ligji për legalizimin e objekteve të egra u mundësoj kryetarëve të komunave dhe qytetarëve të tyre t’i legalizojnë objektet dhe të kenë përfitime financiare. Ligji për bashkëpunim ndër-komunal duhet ta shfrytëzojnë të gjithë kryetarët e komunave. Ai që duhet të implementohet është Ligji për zhvillim të barabartë regjional, sepse ajo e decentralizon pushtetin qendror më tepër dhe u jep fuqi regjioneve të cilët janë të formuar në bazë të këtij ligji, që është sjellë në vitin 2007”, u shpreh ministri Nevzat Bejta.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe Ambasadori i OSBE-së Ralf Bret, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Musa Xhaferi, Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale Koce Trajanovski dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Deirdre Bojd.

Publikuar: 01.02.2012 | 16:16
Lexuar: 336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime