Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se kanë kaluar 10 vjet nga nënshkrimi Marrëveshjes së Ohrit (MO) dhe është periudha kur duhet të bisedohet dhe të bëhen vlerësime dhe analiza, deri ku kemi arritur me implementimin e Marrveshjes së Ohrit, cilat janë sfidat për të ardhmen dhe çfarë duhet ndërrmarë për realizimin e këtyre synimeve dhe obligimeve të parashikuara në këtë dokument të rëndësishëm për Maqedoninë.
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Musa Xhaferri, sot ( e Mërkurë 01.02.2012) ka marrë pjesë në Forumin për decentralizimin dhe qeverisjen e mirë lokale ku u prezantua analiza për proçesin e decentralizimit në Maqedoni nga ana e misionit të OSBE-së në Shkup.
Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se kanë kaluar 10 vjet nga nënshkrimi Marrëveshjes së Ohrit (MO) dhe është periudha kur duhet të bisedohet dhe të bëhen vlerësime dhe analiza, deri ku kemi arritur me implementimin e Marrveshjes së Ohrit, cilat janë sfidat për të ardhmen dhe çfarë duhet ndërrmarë për realizimin e këtyre synimeve dhe obligimeve të parashikuara në këtë dokument të rëndësishëm për Maqedoninë.
Njëra nga shtyllat më të rëndësishme të Marërveshjes së Ohrit është edhe procesi i decentralizimit dhe ne si Qeveri kemi investuar shumë që ky proces të realizohet edhe atë në mënyrë transparente duke i përfshirë të gjitha palët e interesuara me qëllim që të vendosim standarde të larta dhe të krijohet bazë e shëndoshë për ta afruar pushtetin më afër qytetarëvë, më afër institucioneve dhe shërbimeve për ta, theksoi Xhaferri. Sipas tij, themelet e para të këtij procesi u vendosën në vitin 2004 ku u miratua edhe pakoja e ligjeve të decentralizimit.
Të gjithë jemi dëshmitarë se këto Ligje si ajo për ndarjen territoriale, Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale si dhe nje sërë Ligjesh që tangojnë funksionimin e pushtetit lokal u sollën me konsensus si dhe në pajtim me standardet europiane, e gjithë kjo kishte për qëllim të japim sinjal se ne jemi të gatshëm të ndërtojm sistem stabil të funksionimit të pushtetit lokal. Qëllimi ynë është të kemi komuna stabile si në aspektin ekonomik , ashtu edhe ate kadrovik si dhe të afta të japin shërbime kualitative qytetarëve pavarësisht në cilat komuna jetojnë ata. Gjithashtu dua të theksoj se rruga nëpër të cilën kemi kaluar nuk ka qenë e lehtë, në periudha të ndryshme kemi marrë vendime të rënda dhe të rëndësishme, ku efekti i këtyre vendimeve ka qenë për të gjith qytetarët dhe gjatë marrjes së këtyre vendimeve çdo herë kemi patur parasysh ato të jenë konform kërkesave reale të qytetarëve, kuptohet se shpesh kemi hasur në kundërshtime, por me politikën tonë të bazuar në fakte dhe argumente kemi arritur ti tejkalojm ato pengesa, - u shpreh zëvendëskryeministri Xhaferri.
Sfidë tjetër që ishte e domosdoshme dhe e pashmangshme të zgjidhet, shtoi Xhaferri, që po ashtu ishte e paraparë me Marrveshjen e Ohrit ishte zyrtarizimi i gjuhëve tjera në disa komuna, pra përveç gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe, si dhe gjuhët tjera në disa komuna.
Duhet theksuar patjetë se në disa komuna akoma nuk respektohet në tërësi ky ligj dhe qëllimi ynë do të jeët që në të ardhmen ajo të respektohet në tërësi.Nga ana tjetër si sfidë për ne ka qenë dhe akoma qëndron të jetë qetësimi i marrëdhënieve ndëretnike, në këtë pikpamje kemi bërë gjithashtu intervenime të shumta, kemi formuar komisione për marërdhënie ndëretnike në nivel komunal, kemi sjell Ligj për antidiskriminim si dhe kemi investuar në projekte të ndryshme nëpërmjet organizatave jo qeveritare. Arritëm që të qetësojmë tensionin ndëretnik, arritëm që shumë kompetenca tja u transferojmë komunave dhe tani ngelet që të bëjmë vlerësimin se sa ata jan të sukseshëm dhe sa ata i plotësojn nevojat dhe obligimet ndaj qytetarëve. Procesin e decentralizimit e shoh si bazë për përmirsimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, bazë për ngritje të standardeve të cilat ekzistojnë në BE po edhe një element kyç për integrimin e vendit në strukturat euaro-atlantike, - theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së i angazhuar për implementimin e MO-së, Musa Xhaferri.
Ai falenderoi faktorin ndërkombëtarë për mbështetjen që jep në implementimin e MO-së dhe obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, që sipas tij vëndosi bazat e një shteti shumë etnik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Të pranishëm në këtë Forum ishte edhe ambasadori i OSBE-së Ralf Bret, kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale Koce Trajanovski dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Deirdre Bojd si dhe përfaqësues tjerë.