Sipas anketës së zbatuar nga instituti BVA për radion private RTL dhe operatorit Oranzh, në rrethin e parë për Holand do të votonin 34 për qind e të anketuarve, që paraqet katër pikë më shumë, përderisa për Nikolla Sarkozi 25 për qind, përkatësisht dy pikë mët epër në krahasim me anketimin paraprak.
Fransoa Holand, kandidati i socialistëve francezë për zgjedhjet presidenciale e përforcon epërsinë para kundërshtarit të tij të drejtpërdrejtë dhe akoma kandidatit jozyrtar të UMP-së, presidentit aktial, Nikolla Sarkozi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
Sipas anketës së zbatuar nga instituti BVA për radion private RTL dhe operatorit Oranzh, në rrethin e parë për Holand do të votonin 34 për qind e të anketuarve, që paraqet katër pikë më shumë, përderisa për Nikolla Sarkozi 25 për qind, përkatësisht dy pikë mët epër në krahasim me anketimin paraprak.
Kandidati i qendrës, Fransoa Bajru humb një pikë dhe për të do të votonin 12 për qind e votuesve, përderisa kandidatja e Frontit Nacional, Marin Le Pen firoi 15 për qind, duke humbur tre pikë në krahasim me anketimet e kaluara, të cilat i dhanë ndërmjet 17 dhe 18 për qind të votave.
Për kandidatin e Frontit të së majtës (komunistë dhe parti të tjera të afërta me komunistët) Zhan-Luk Melanshon do të votonin tetë për qind, për kandidaten e Të gjelbërve dhe Evropës ekologjike, Eva Zholi tre për qind, ndërsa për Dominik de Vilpen dy për qind.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nëse korrin sukses të arrijnë të parët gjatë rrethit të parë për Fransoa Holand do të votonin 57 për qind, përderisa për Nikolla Sarkozi 43 për qind e të anketuarve, raport i cili nuk ka ndryshuar nga anketimi i fundit i BVA-së.