E shtunë, 20.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komunat janë më të kënaqura me BNJLV-në, ndërsa Ministria e Financave dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale vlerësohen më pak kooperative me komunat në vitin 2011. Ende ekziston pasivitet në lidhje me inkuadrimin e qytetarëve në nivel lokal.
Forumi “Decentralizimi dhe qeverisja e mirė nė pushtetin lokal


Shumica e komunave gradualisht i zhvillojnë kapacitetet e tyre në menaxhimin me kompetencat e transferuara dhe sigurimin e shërbimeve lokale për qytetarët, ndërsa tre kompetencat ku është arritur sukses më i madh janë arsimi, ofrimi shërbimeve komunale dhe planifikimi urbanistik.

Këto janë një pjesë e konkluzioneve nga Raporti për decentralizim të vitit 2006-2011 të Misionit të OSBE-së në Shkup, që u prezantua sot në Forumin "Decentralizimi dhe qeverisja i mirë në vetëqeverisjen lokale". Raporti është rezultat i hulumtimit në terren dhe analizat e bëra të zyrës nga ana e të punësuarve në Departamentin për reforma në administratën publike, Sektorin për menaxhim të mirë në Misionin e OBSE-s në Shkup, për periudhën e viteve 2006-2011.

Problemi më i madh i komunave në zbatimin kompetencave të bartura është mungesa e vazhdueshme e financave. Të ardhurat lokale mbeten jo të mjaftueshme që t'u mundësojnë komunave t'i kryejnë detyrat e tyre.

Komunat janë më të kënaqura me BNJLV-në, ndërsa Ministria e Financave dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale vlerësohen më pak kooperative me komunat në vitin 2011. Ende ekziston pasivitet në lidhje me inkuadrimin e qytetarëve në nivel lokal.

Në Raportin rekomandohet përmirësim i komunikimit ndërdikasterial dhe koordinimin e aktiviteteve lidhur me procesin e decentralizimit, të përmirësohet distribumi i informatave, ndërsa qytetarët të inkurajohen që ta intensifikojnë komunikimin me administratën komunale. Komunat duhet të marrin përgjegjësinë për përforcimin e kapaciteteve qendrore se sa të varen vetëm nga ndihma e pushtet qendror. Pushteti qendror duhet të sigurojë ndihmë teknike për procesin e decentralizimit përmes mundësive të cilat janë në qasje në fondet e Instrumentit për ndihmë parainkuadrsese (IPA).
Forumi -Decentralizimi dhe qeverisja e mirë në pushtetin lokal

Zëvendëskryeministri Xhaferi në fjalimin e tij theksoi se kanë kaluar 10 vjet nga nënshkrimi Marrëveshjes së Ohrit (MO) dhe është periudha kur duhet të bisedohet dhe të bëhen vlerësime dhe analiza, deri ku kemi arritur me implementimin e Marrveshjes së Ohrit, cilat janë sfidat për të ardhmen dhe çfarë duhet ndërrmarë për realizimin e këtyre synimeve dhe obligimeve të parashikuara në këtë dokument të rëndësishëm për Maqedoninë.

“Njëra nga shtyllat më të rëndësishme të Marërveshjes së Ohrit është edhe procesi i decentralizimit dhe ne si Qeveri kemi investuar shumë që ky proces të realizohet edhe atë në mënyrë transparente duke i përfshirë të gjitha palët e interesuara me qëllim që të vendosim standarde të larta dhe të krijohet bazë e shëndoshë për ta afruar pushtetin më afër qytetarëvë, më afër institucioneve dhe shërbimeve për ta”, theksoi Xhaferi.

Sipas tij, themelet e para të këtij procesi u vendosën në vitin 2004 ku u miratua edhe pakoja e ligjeve të decentralizimit.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se këto Ligje si ajo për ndarjen territoriale, Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale si dhe nje sërë Ligjesh që tangojnë funksionimin e pushtetit lokal u sollën me konsensus si dhe në pajtim me standardet europiane, e gjithë kjo kishte për qëllim të japim sinjal se ne jemi të gatshëm të ndërtojm sistem stabil të funksionimit të pushtetit lokal. Qëllimi ynë është të kemi komuna stabile si në aspektin ekonomik , ashtu edhe ate kadrovik si dhe të afta të japin shërbime kualitative qytetarëve pavarësisht në cilat komuna jetojnë ata. Gjithashtu dua të theksoj se rruga nëpër të cilën kemi kaluar nuk ka qenë e lehtë, në periudha të ndryshme kemi marrë vendime të rënda dhe të rëndësishme, ku efekti i këtyre vendimeve ka qenë për të gjith qytetarët dhe gjatë marrjes së këtyre vendimeve çdo herë kemi patur parasysh ato të jenë konform kërkesave reale të qytetarëve, kuptohet se shpesh kemi hasur në kundërshtime, por me politikën tonë të bazuar në fakte dhe argumente kemi arritur ti tejkalojm ato pengesa”, u shpreh zëvendëskryeministri Xhaferi.
Forumi -Decentralizimi dhe qeverisja e mirë në pushtetin lokal

Sfidë tjetër që ishte e domosdoshme dhe e pashmangshme të zgjidhet, shtoi Xhaferri, që po ashtu ishte e paraparë me Marrveshjen e Ohrit ishte zyrtarizimi i gjuhëve tjera në disa komuna, pra përveç gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe, si dhe gjuhët tjera në disa komuna.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta në paraqitjen e tij tha se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit filluan fazat e para të decentralizimit dhe se me decentralizimin që filluar para gjashtë viteve kanë fituar qytetaret nëpër të gjitha komunat. Ai tha se decentralizimi duhet të vazhdoje edhe në sferat tjera, sepse sa më shpejtë do të bëjmë decentralizimin e pushtetit aq më herë do të kemi forcim të komunave me kapacitete financiare.

“Me decentralizimin filloi një periudhë e re nëpër të gjitha komunat e republikës. Me decentralizimin qytetarët e panë se çka mund të bëjnë për komunat e tyre dhe çka mund të bëjnë për vendin e tyre. Me decentralizimin fituan të gjithë qytetarët dhe prandaj duhet ta forcojmë decentralizimin se decentralizimi shkon në interes të të gjithë qytetarëve. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet të ndryshme, me organizatat joqeveritare, punon në zhvillimin e decentralizimit, sepse ky proces është shtyllë e demokracisë dhe kusht për qeverisje më të mirë në nivel lokal”, tha ministri Bejta.

Ai i përmendi disa ligje që sipas tij me këto ligje qytetarët fituan shumë të drejta të tyre dhe ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Ligji për legalizimin e objekteve të egra u mundësoj kryetarëve të komunave dhe qytetarëve të tyre t’i legalizojnë objektet dhe të kenë përfitime financiare. Ligji për bashkëpunim ndër-komunal duhet ta shfrytëzojnë të gjithë kryetarët e komunave. Ai që duhet të implementohet është Ligji për zhvillim të barabartë regjional, sepse ajo e decentralizon pushtetin qendror më tepër dhe u jep fuqi regjioneve të cilët janë të formuar në bazë të këtij ligji, që është sjellë në vitin 2007”, u shpreh ministri Nevzat Bejta.

Kryetari i BNJLV-së dhe kryetar i komunës së Shkupit Koce Trajnovski foli edhe për arritjet e BNJLV-së në gjashtë vitet e fundit dhe implementimin e decentralizimit në shtetin tonë.

"Punojmë për zhvillimin e procesit të decentralizimit të pushtetit, në përforcimin e zhvillimi ekonomik lokal, bashkëjetesën multikuturore, zbatimin e standardeve evropiane, zhvillimin e shërbimeve elektronike, përforcimin e kapacitete të administratës lokale, me qëllim që t'u mundësojë qytetarëve tanë shërbime më kualitative dhe bashkëjetesë më të mirë. Vërtetim për këto suksese marrim edhe nga institucionet evropiane dhe ndërkombëtare, potencoi Trajanovski.
Forumi -Decentralizimi dhe qeverisja e mirë në pushtetin lokal

Publikuar: 01.02.2012 | 15:57
Lexuar: 834 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime