E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë seminar ndërkombëtar, ai mori pjesë me ftesë të AUF l’Agence Universitaire de la Frankophonie (Agjencia Universitare Frankofane), shefi i Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge dhe Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Italiane, me temë:”Ndarja e pushtetit në sektorin publik” (Le partege du pouvoir dans le secteur public).
USHT nė Seminarin ndėrkombėtar tė frankofonisė


Mr. sc. Ismail Kamberi, shefi i Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge dhe Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Italiane, të USHT-së, mori pjesë në seminarin ndërkombëtar me temë: “Koncepti, zhvillimi dhe përdorimi i një kursi të drejtpërdrejtë (online)” prej 23 deri më 27 janar 2012.

Në këtë seminar ndërkombëtar, ai mori pjesë me ftesë të AUF l’Agence Universitaire de la Frankophonie (Agjencia Universitare Frankofane), shefi i Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge dhe Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Italiane, me temë:”Ndarja e pushtetit në sektorin publik” (Le partege du pouvoir dans le secteur public).

Kjo tema zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te përfaqësuesit e universiteteve frankofone, nga Universiteti ,,Shën Klimenti i Ohrit”, në Manastir; Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës, disa universitete nga Bullgaria, Mali i Zi dhe Franca.
USHT në Seminarin ndërkombëtar të frankofonisë

Në suazat e AUF (Agjencia Universitare Frankofane) bëjnë pjesë shumë universitete të Evropës Juglindore, me ç’rast edhe USHT-ja nënshkroi marrëveshje anëtarësimi, me çka studentët e USHT-së, të Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge, do të kenë mundësi që të qëndrojnë në Francë, ku do t’u mundësohet marrëdhënie pune prej një deri tre muaj nëpër ndërmarrjet publike të këtij vendi.

Kjo do të mundësohet përmes aplikimeve online në ueb-faqen e AUF (Agjencia Universitare Frankofane). Në kuadër të Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge ka afër 40 studentë, dhe se marrëveshja në fjalë është në interes të shumëfishtë.

Të gjithë studentët e interesuar mund të kontaktojnë me shefin e Programit studimor të lartpërmendur, Mr. sc. Ismail Kamberi.

Publikuar: 01.02.2012 | 17:05
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime