Biznes grupi britanik vepron që gjashtë vite në Maqedoni dhe deri më tani ka funksionuar në baza vullnetare. Nga ky vit planifikohet vendosja e taksës për anëtarësim për anëtarët e Grupacionit i cili numëron 50-të anëtarë.
Biznes grupacioni britanik i cili punon në lehtësimin e kontakteve afariste midis biznesmenëve të Britanisë së Madhe dhe të Maqedonisë sot në Shkup në prani të princit Majkëll nga Kenti i hapi zyrat e reja.
"Deri më tani ishte e vështirë të lidhemi me njerëzit dhe të mos na gjejnë, por tani morëm vendin në të cilin ekonomistët e interesuar të Maqedonisë mund të shkojnë dhe t'i marrin informacionet fillestare për vendosjen e biznes-kontakteve në Britani, por në të njëjtën kohë edhe biznesmenët britanikë të cilët janë të interesuar për të bërë biznes në Maqedoni", tha kryetari i biznes grupit britanik, Rej Pauer.
Ai është i kënaqur nga vizita e biznes delegacionit të lartë të kryesuar nga princi i Kentit i cili po qëndron në Maqedoni me ftesë të këtij Grupacioni.
"Qëllimi është që të njoftohen me mundësitë për investim në Maqedoni dhe për vendosjen e kontakteve afariste me biznesmenët e Maqedonisë. Siç është e zakonshme për bizneset, është e nevojshme kohë për sjelljen e vendimeve finale për investime. Megjithatë, është e rëndësishme të potencojmë se gjatë vitit të kaluar angazhime të veçanta ju kushtuam analizave për gjendjet në ekonomi në këtë vizitë biznesi. Shpresoj se para verës do t'i kemi rezultatet e para konkrete nga vizita", tha njeriu i parë i BGB-së.
Biznes grupi britanik vepron që gjashtë vite në Maqedoni dhe deri më tani ka funksionuar në baza vullnetare. Nga ky vit planifikohet vendosja e taksës për anëtarësim për anëtarët e Grupacionit i cili numëron 50-të anëtarë. Zyra tani për tani do ta mbulojë Maqedoninë, ndërsa derisa tregohet e suksesshme zyra të ngjashme do të hapen edhe në vende të tjera të rajonit. Për sivjet janë paralajmëruar edhe më shumë aktivitete për nxitjen e mundësive të investimeve të reja britanike në vend, si dhe vizita të biznesmenëve të Maqedonisë të Odës Ekonomike në Londër.