Ministri për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Vele Samak vlerëson se stabiliteti dhe sistemi financiar dhe kushtet konkurente gjagjësisht harxhimet e ulëta janë përparësia e shtetit në kushte të krizës ekonomike.
A ka dalje nga kriza ekonomike, deri ku është Maqedonia në tejkalimin e saj dhe si do të arrihet deri në fund të tunelit janë temat në të cilat sot në Shkup debatuan përfaqëues të Qeverisë dhe bashkësisë së biznesit në konferencën që e organizon Asociacioni evropian i biznesit dhe fondacioni "Konrad Adenauer".
Sipas përfaqësuesve qeveritar të sektorit ekonomik, dalje nga kriza ka, por duhet të gjendet mënyra më e sigurt si të arrihet deri te ajo.
"Dritë në fund të tunelit ka, por pyetja është sesi të arrihet deri atje. Ka sinjale, por duhet të gjejmë rrugën më të sigurtë deri atje. Nuk është e lehtë ky proces në vete përmban shpenzim, por përpiqemi me masa të ndryshme kundër krizës që ta amortizojmë efektin e krizës dhe atë ta ndajmë në grupe të përcaktuara në sektor, gjegjësisht intervenimin programor me qëllim që masat të jenë të orientuara kah tregjet", tha ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.
Ministri për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Vele Samak vlerëson se stabiliteti dhe sistemi financiar dhe kushtet konkurente gjagjësisht harxhimet e ulëta janë përparësia e shtetit në kushte të krizës ekonomike.
Sipas tij duhet të kontrollohen të gjitha mundësitë sesi bankat e Maqedonisë të gjejnë mënyrë më agresive dhe më aktive për tërheqjn e ndërmarrjeve nga vendi në veçanti me komponente eksportuese.